Tensionet në Zveçan, digjen disa makina policie

Të shtëna me armë janë dëgjuar në Zveçan ndërsa janë djegur edhe makina të policisë. Policia e Kosovës ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë qytetarët para objektit të Komunës së Zveçanit. Më herët, policia njoftoi se po asiston kryetarët e zgjedhur për të hyrë në objektet komunale.
Kryetari i Zveçanit, ai i Leposaviçit dhe kryetari i Zubin Potokut, të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit, kanë kryer betimin të enjten. Asnjëri prej tyre nuk është betuar në objektin e komunës përkatëse, përveç kryetarit të veriut të Mitrovicës.
Zgjedhjet në veri u bojkotuan nga partia më e madhe e serbëve në Kosovë, Lista Serbe, me mbështetjen e Beogradit zyrtar. Kryetarët paraprakë nga kjo parti, dhanë dorëheqje nëntorin e vitit të kaluar.
Ata u larguan nga institucionet në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës që obligonte qytetarët t’i kthejnë targat e veturave nga ilegale në ato të Republikës së Kosovës.
-
Bllokohen rrugët në hyrje-dalje të Leposaviqit
26 Maj, 14:47 -
-
Kosovë/ Gaz lotsjellës dhe të shtëna në Zveçan
26 Maj, 13:54
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



