
Tragjedi në Gjakovë/ Shembet godina e pabanuar, humbin jetën tre të mitur


Një ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në Jabllanicë të Gjakovës, ku 3 të mitur kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së një shtëpie të pabanuar.
Sipas mediave kosovare, njëri nga viktimat është 16 vjeç dhe tjetri 14 vjeç, ndërsa për viktimën e tretë ende nuk dihet mosha saktë.
Sipas zëdhënësit të policisë, fqinjët kanë nxjerrë trupat e pajetë nga rrënojat.
“Më datë 1 shkurt 2025, rreth orës 22:50, jemi njoftuar se në fshatin Jabllanicë është rrëzuar pllaka e një shtëpie të pabanuar, duke zënë poshtë tre fëmijë. Në vendngjarje kanë dalë njësitë e nevojshme policore, si dhe ekipet e emergjencës, përfshirë ambulancën dhe zjarrfikësit. Personeli mjekësor ka konstatuar në vendngjarje vdekjen e viktimave. Lidhur me rastin, është njoftuar edhe prokurori i shtetit në koordinim me të cilin, aktualisht janë duke u ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore”, njofton policia.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128