Treni i mbushur me emigrantë mbërrin në kufirin Meksikë-SHBA, pas disa ditë udhëtimi e ndalesash

4 Tetor 2023, 19:01 / KOSOVA ALFA PRESS

Treni i mbushur me emigrantë mbërrin në kufirin

Më shumë se një mijë emigrantë nga Amerika Latine kanë mbërritur sot në kufirin Meksikë SHBA në qytetin Ciudad Juarez, duke udhëtuar për disa ditë në çatinë dhe vagonët e një treni mallrash.

Megjithse autoritetet meksikane kishin ndaluar perkohësisht trenat drejt veriut, mjeti ka rinisur udhëtimin duke i sjellë në destinacion.

Në vijim të situatës absurde kufitare, emigrantët tani do të tentojnë të kalojnë lumin Rio Bravo që më pas të dorëzohen te autoritetet kufitare aemrikane, shkruan rrjeti AFP.

“Jemi të lumtur sepse po i afrohemi objektivit tonë”, thotë një emigrant venezuelan teksa tani lumi mund të shihet me sy.

Emigrantët e paligjshëm, shumica e të cilëve nga Venezuela, sapo treni ndaloi nisën të dilnin nga vagonët dhe të zbrisnin nga çatitë, duke hedhur përpara sendet e tyre.

Vdekje dhe plagosje të shumta janë regjistruar në rrethanat e tyre, por kjo nuk ka shuar motivimin e tyre deh shpresen për t’i shpëtuar varfërisë apo konflikteve në vendet e origjinës.

“Ata të emigracionit janë përpjekur të na ndalojnë disa herë, më parë mbetëm të bllokuar në mes të shkretëtirës, por tani kemi më shumë shpresë”, thotë 20 emigranti vjeçar Daiverson.

Venezuelani thotë se ishte student drejtësie në vendin e tij, ndërsa shtonte se gjatë rrugëtimit kishte skena nga më të dhimbshmet.

“Ishte e vështirë të shihje njerëzit që lëndoheshin, dhe fati i tyre nuk dihej si shkonte në vendin e kushtet ku ndodheshin. 300 km e fundit i kryem për më shumë se 20 orë prej ndalesave të trenit”.

Ky udhëtim ka mbetur thuajse si opsioni i vetëm prej mungesës së të ardhurave apo dhe kufizimeve ndaj tyre për blerjen e biletave, shkruan AFP.

Kjo ishte arsyeja që kompania meksikane hekurdhore Ferromex ndaloi shumicën e operacioneve në shtator, teksa qeveria pretendonte të shtrëngonte kontrollet ndaj emigrantëve.

Po ndodh...

ide