Tronditëse! 57-vjeçari në Kosovë vritet me thikë nga babai i shokut të djalit, shkak një video në TikTok

7 Gusht 2024, 18:04 / KOSOVA ALFA PRESS

Tronditëse! 57-vjeçari në Kosovë vritet me thikë nga
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në fshatin Zllakuqan të Lipjanit në Kosovë.

Pas një sherri për motive të dobëta, është vrarë me thikë 57-vjeçari Agim Xani, si dhe ka mbetur i plagosur edhe djali i tij 15-vjeçar. Autori i dyshuar i krimit është shtetasi Skënder Krasniqi dhe djali i tij.

Mediat kosovare raportojnë se Krasniqi është një emër i njohur për drejtësinë, pasi në muajin Mars të këtij viti kishte sulmuar edhe drejtorin e shkollës fillore “Kadri Beba” në Ribar Të Madh, Nehat Tërpeza.

Burime për mediat vendase bëjnë me dije se shkaku i sherrit mes dy prindërve dhe dy djemëve të tyre të mitur, që përfundoi me fatalitet, ka qenë një video në rrjetin social “TikTok”.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e konfirmoi rastin tragjik më herët. Ajo ka thënë se sipas informacioneve të para, dyshohet se si pasojë e një mosmarrëveshje ka rezultuar me plagosje mes dy personash.

“Njëri nga personat e lënduar ka vdekur, ndërsa i lënduari tjetër është dërguar për tretman mjekësor.  Vdekjen e viktimës mashkull, rreth 57 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF në Magure”, njoftoi Ahmeti.

Policia e Kosovës ka arrestuar Skënder Krasniqin dhe djalin e tij.

Tronditëse! 57-vjeçari në Kosovë vritet me thikë nga