
Trump thirrje mbështetësve: Do të më arrestojnë të martën. Dilni në protesta!


Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se pret të arrestohet të martën, bazuar, sipas tij, në një rast të trajtuar nga Zyra e Prokurorit në qarkun e Manhatanit.
Ai e ka bërë këtë deklaratë në rrjetin e tij social, Truth Social, të shtunën. “Kandidati favorit i republikanëve dhe ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara do të arrestohet të martën e javës së ardhshme. Protestoni, rikthejeni kombin tonë sërish”.
Sipas raportimeve në media, hetimet në këtë gjykatë kanë për bazë një pagesë prej 130.000 dollarëve, e cila është kryer disa javë para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, për të bllokuar Stormy Daniels, emri real i së cilës është Stephanie Clifford, që të tregojë publikisht për një aferë, që ka thënë se e ka pasur me Trumpin, vite më parë. Prokurorët janë duke analizuar nëse do ta akuzojnë Trumpin për këtë rast.
Nëse Prokurori i gjykatës së qarkut në Manhatan e padit Trumpin, atëherë 76-vjeçari do të bëhet ish-presidenti i parë amerikan që akuzohet për krim.
Një avokat i Trumpit ka thënë për rrjetin CNBC të premten se klienti i tij do të dorëzohet për t’u përballur me akuzat, nëse do të paditet. Trump e ka hedhur poshtë vazhdimisht ndonjë aferë me Daniels.
Zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit për qarkun e Manhatanit, nuk u është përgjigjur kërkesave për koment./REL

Fijet e nëndheshme që lidhin Sali Berishën me Edi Ramën!
ide

Gëzuar 1 prillin, ditën e ngjalave të Metës!


Pse Berisha ka vendosur t’ia lërë partinë me testament Ilir Metës?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128