
“U kalua vija e kuqe”, Shtuni: S’i duhet Kosovës Oso Kuka, i duhet Ismail Qemali

Eksperti i sigurisë nga SHBA, Adrian Shtuni kohë më parë parashikoi se do të ketë një konflikt së shpejti në veri të Kosovës.
Shtuni tha në emisionin Review, në Euronews Albania se serbët e Kosovës janë duke u manipuluar nga Beogradi, por veprimi i qeverisë së Kosovës ishte në autogol që nuk shkon në favor të tyre.
“Ajo që thashë është që ka beteja që ndonëse në folklor mund të konsiderohen fitore, por që janë fitore si të Pirros, që e kanë çmimin më të lartë se vlerën. Deklarata e Blinken ishte jashtëzakonisht e rëndë. Është diçka përtej paralajmërimit, nëse Koreja e Veriut bën teste nukleare. Kjo lloj gjuhe mund të përdoret në takime private, por nëse bëhen publike tregon se është kaluar një vijë e kuqe që është e parikuperueshme. S’i duhet Kosovës Oso Kuka, i duhet Ismail Qemali. Kjo lloj politike çon vetëm drejt izolimit. Të gjithë përdorën të njëjtën gjuhë të ashpër. Ky autogol nuk shkon në favor të Kosovës”, tha Shtuni.
ide


Pse në Tiranë gjen “patriot” kundër Serbisë, por që ulin “brekët” para Greqisë?

A je budall a bon vetë o Gaz?!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128