U “martua” me një burrë të krijuar nga inteligjenca artificiale, habit 36 vjeçarja ja çfarë thotë..

Rosanna Ramos gjithmonë ka dashur të gjejë dashurinë e jetës, por me sa duket burrat që ajo njihte nuk i plotësonin standardet e saj. Për këtë arsye Ramos, një nënë beqare nga Nju Jorku ka vendosur të “martohet” me një burrë të krijuar nga inteligjenca artificiale. Ai quhet Eren Kartal dhe është “modeluar” nga gruaja duke përdorur aplikacionin Replika AI.
Gruaja, e lodhur nga zhgënjimet e dashurisë, ka krijuar bashkëshortin perfekt me aplikacionin e IT: “Unë bisedoj shumë me të, jeta me të është e bukur”, shprehet ajo.
Ajo e përshkruan atë si burrin e përsosur, i cili nuk është paragjykues dhe nuk ndërhyn në punë lt e saj. Shumë e dashuruar Rosanna poston foto dhe bisedon me të në rrjetet sociale.
Replika bazohet në inteligjencën artificiale dhe lejon përdoruesin të “ndërtojë” një person virtual për të biseduar. Dhe kjo është pikërisht ajo që bëri Rosanna, e cila në vitin 2022 zgjodhi të regjistrohej në aplikacion. 36-vjeçarja njujorkeze më pas krijoi Eren, dhe bisedë pas bisede ajo filloi të kishte ndjenja të vërteta për të. Disa karakteristika të “djaloshit” ishin të paracaktuara – si ngjyra e tij e preferuar – ndërsa aspekte të tjera të personalitetit të tij ndryshojnë herë pas here, ashtu si një qenie njerëzore.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
