U takua me nënsekretaren amerikane të Shtetit, Osmani zbulon marrëveshjen me SHBA-në: Bashkëpunim më i madh i institucioneve
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur në një konferencë për media ku ka folur për marrëveshjen e nënshkruar me SHBA-në ditën e sotme.
Gjatë fjalës së saj Osmani falënderoi nënsekretaren amerikane të Shtetit, Elizabeth Allen, për mbështetjen e SHBA-së ndaj Kosovës në cdo kohë.
Osmani gjatë fjalës së saj vuri theksin tek sulmet që po regjistrohen nëpër botë ndërsa shtoi se nga këto sulme nuk është kursyer as Kosova të cilat sipas saj sa vijnë e intensifikohen si rezultat i ndikimit të Rusisë në rajon përmes satelitit të saj, Serbisë.
“Fatkeqësisht as Kosova nuk është kursyer nga këto sulme të cilat sa vijnë e intensifikohen si rezultat i ndikimit të Rusisë në rajon përmes satelitit të saj, Serbisë. Kjo jo vetëm që është shqetësuese por paraqet rrezik aktiv për destabilizimin e rajonit tonë.
Rusia në këtë mënyrë po përpiqet të ushtrojë ndikim duke targetuar sukseset dhe arritjet e angazhimit të përbashkët të popullit të Kosovës me shtetet demokratike, në veçanti me SHBA’të… Prandaj edhe ne si demokraci duhet të bashkohemi në mënyrë që ata të mos arrijnë këtë sukses”, tha Osmani.
Ajo më tej shtoi se marrëveshja e nënshkrua sot është shënon një pikë kthese duke e fuqizuar dukshëm bashkëpunimin mes dy vendeve. Sipas Osmanit kjo marrëveshje mirëkuptimi do të nxisë edhe një koordinim të vazhdueshëm dhe bashkëpunim më të madh të institucioneve publike në vend, organizatave të shoqërisë civile, mediave dhe palëve të interesuara.
“Lufta e agresionit të Rusisë në Ukrainë shënoi momentin kulminant kur shtetet demokratike njëzëri dhe vendosmërisht u përkushtuan për t’iu kundërvënë propagandës ruse nëpërmjet mjete dezinformuese. Marrëveshja e sotme e nënshkruar mes republikës së Kosovës dhe SHBA’ve është në këtë funksion.
Ajo nuk përbën vetëm tjetër marrëveshje, përkundrazi shënon një pikë kthese duke e fuqizuar dukshëm bashkëpunimin tonë… Kjo marrëveshje mirëkuptimi do të nxisë edhe një koordinim të vazhdueshëm dhe bashkëpunim më të madh të institucioneve publike në vend, organizatave të shoqërisë civile, mediave dhe palëve të interesuara,” shtoi ajo.
Në fund Osmani ka thënë se Kosova gëzon lirinë demokracinë falë edhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“SHBA janë aleati ynë kryesor”, tha ajo.
Pse hesht Sali Berisha për skandalin Çyrbja?
ide
Më mirë vetëm se i keq shoqëruar!
Pse shqiptarët duhet të shikojnë ekonominë në zgjedhjet 2025
Qeveria e saboton punën e SPAK (edhe) duke mos e mbështetur financiarisht
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128