Ukraina, përparime në betejën në Bakhmut

23 Shtator 2023, 22:04 / KOSOVA ALFA PRESS

Ukraina, përparime në betejën në Bakhmut

Drejtuesit ushtarak të Ukrainës thanë se përdorimi i armatimeve të rënda të dërguara nga Perëndimi po i ndihmon trupat ukrainase të bëjnë përparim në betejën e ashpër në qytetin e Bakhmutit, duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e një numri të madh të forcave ruse.

Të inkurajuar nga marrja nën kontroll e fshatit kyç Klishçivka, trupat ukrainase thonë se predhat e artilerisë së rëndë, Howitzer 155, të ofruara nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj të NATO-s po i ndihmojnë ato të korrin suksese në betejën kundër agresorit rus.
Komandantët ukrainas e kanë cilësuar çlirimin e Klushçivkas dhe fshatit tjetër Andrivka si hap të rëndësishëm për çlirimin e qytetit e Bakhmutit, që është nën kontrollin e trupave ruse, pas muajsh të tërë luftimesh të ashpra.

Rimarrja e këtyre zonave ka shënuar një nga arritjet më domethënëse të kundërofensivës ukrainase që nisi në muajin qershor.
Presidenti i Ukrainës dhe zyrtarë të tjerë kanë vlerësuar rezultatet e kundërofensivës dhe kanë hedhur poshtë kritikat e Perëndimit për përparim të dobët në luftën kundër pushtuesit rus.