Ura e Ibrit shkakton sërish debate, kreu i AAK akuzon Kurtin: Shqiptari i Kosovës po portretizohet si agresor
Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se nuk ka asnjë diskutim për hapjen e Urës së Ibrit.
Mirëpo, sipas tij, ajo po përdoret si letër elektorale nga kryeministri Albin Kurti, i cili “duke mos pasur asnjë sukses për rezultatet qeverisëse, ka për qëllim të flasë vetëm për Urën e Ibrit”.
Tahiri ka thënë se megjithëse veprimet e Kosovës janë legjitime, ato nuk janë kredibile dhe as nuk kontribuojnë në forcimin e subjektivitetit të shtetit.
Ai ka thënë se Qeveria duhet të ketë politikë strategjike në raport me Serbinë dhe të mos bie pre e “gabimeve që Serbia është munduar ta shtyjë gjithmonë”. Gabimi i parë, siç ka thënë ai, është portretizimi i popullit të Kosovës si agresor.
“Ura e Ibrit duhet të hapet sepse funksionin e vetë e ka me lidhë një pjesë më një pjesë dhe nuk ka asnjë dilemë me këtë temë. Problemi është që Kurti, duke mos pasur asnjë sukses dhe asnjë mundësi me u ballafaqua me pjesën tjetër për rezultatet qeverisëse, ai e ka për qëllim të gjithë neve me na lidhë për ure dhe me fol vetëm për Urën e Ibrit dhe kur do të hapet, çfarë ngjyre do të vendoset në urë, maksimumi i peshave që do të kalon i testimeve. Këtë e ka letër e ka letër elektorale dhe nuk e ka letër shtetërore politike dhe këtë letër elektorale shumë njerëz e shohin si një vepër shumë e madhe, por nuk është shumë e madhe”, ka thënë Tahiri.
Deputeti i AAK-së tutje ka thënë se gjendja në veriun e vendit ka ndryshime, por se nuk janë ndryshime të qëndrueshme.
“Sot gjendja në veriun e Kosovës ka ndryshime, por këto ndryshime nuk janë të qëndrueshme. Ne duhet që shtetin e Kosovës, ligjin dhe rendin ta shtrojmë në atë pjesë duke e respektuar kushtetutën dhe vendimet tona. Kosova kurrë nuk do të kthehet në Serbi, dhe kurrë të mos presë asnjë qytetarë i Kosovës që politika e Serbisë e Vuçiqit apo e atyre të tjerëve që do të vijnë pas tij do të ndikojë. Ne duhet ta kemi politikën tonë strategjike për mos me i bë dy apo tri gabime të cilat gjithmonë Serbia është munduar të na shtyjë neve. Gabimi i parë është me portretizua shqiptarin e Kosovës si agresor. Ne nuk jemi agresorë, por jemi viktima dhe këtë e dinë historia, dhe në asnjë situatë nuk guxojmë t’i japim argument dikujt, dhe kjo ka ndodhë me zgjedhjet ku legjitimiteti me votë është tepër i dobët i këtyre kryetarëve”, ka thënë Tahiri.
Ai ka thënë se eksperimentimet e Qeverisë së Kosovës kanë rezultuar që ndërkombëtarët të kenë gjithmonë zë kritik ndaj shtetit.
“Çështja e dytë që është e rëndësishme është që duhet të ndërtojmë një komunikim strategjik me partnerët në mënyrë që me forcua subjektivitetin e Kosovës, në këtë pjesë edhe bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë e gatshme dhe e kujdesshme në formën dhe mënyrën e shpjegimit. Fatëkeqësisht shihet që eksperimentimi i’u ka ardhë në një stadë të bashkësisë ndërkombëtare që tash të gjithë kanë një ton kritik me veprimet tona. Veprimet tona janë legjitime por kjo nuk i bën kredibile sepse shtet-ndërtimi i Kosovës ka ndodhë në shumë faza dhe nuk është në bashkëpunim me faktorin që na ka ndihmuar dhe ky faktor nuk është ndërkombëtarë por kombëtarë. Në luftë ai ka qenë në ajër dhe ne kemi qenë në tokë”, ka përfunduar ai.
Sali Berisha pa Lulzim Bashën është i njëjti si në vitet 97-98!
ide
O Sali, o hero, Edi Rama ty të do...
Mosbindje civile e PD, ndaj Sali Berishës
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128