Vatikani ofron të ndërmjetësojë negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës, reagon Kremlini ..

28 Nëntor 2022, 14:29 / KOSOVA ALFA PRESS

 

Vatikani ofron të ndërmjetësojë negociatat mes Rusisë

Kremlini nuk ka pranuar ofertën të Vatikanit për të ofruar një platformë negociuese për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë, pasi sipas tyre pozicioni i Kievit e ka bërë këtë të pamundur.

Në një intervistë me të përditshmen italiane La Stampa 10 ditë më parë, Papa Françesku përsëriti se Vatikani ishte i gatshëm të bënte çdo gjë të mundshme për të ndërmjetësuar dhe për t’i dhënë fund konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës.

Megjithatë kjo thirrje e Vatikanit nuk ka marrë përgjigjen e pritur nga Kremlini të cilët kanë shprehur edhe më herët qëndrimin e mos hyrjes në negociata me Kievin pa përmbushur kushtet e tyre.

 

Po ndodh...

ide