
Video/ I vë zjarrin shkollës se i mori mësuesja telefonin. 19 nxënës të vdekur e shumë të plagosur

19 nxënës ndërruan jetë, dhjetra të tjerë mbetën të plagosur nga një një zjarr vdekjeprurës në një konvikt shkolle në Guajana. Zjarri sipas BBC duket se është shkaktuar nga një nxënëse e cila ishte e zemëruar se i ishte marrë celulari i saj, thonë zyrtarët. 19 persona, kryesisht studente, u dogjën nga zjarri në këtë vend i cili ndodhet në bregun e Atlantikut të Veriut të Amerikës së Jugut.
Konvikti thuhet se ishte i kyçur dhe dritaret ishin në mbuluara, ku e bënë të pamundur daljen jashtë të studentëve.
Adoleshentja e dyshuar aktualisht ndodhet në spital me djegie dhe thuhet se ka pranuar zjarrvënien.
Zjarri u ndez në zonën e banjës dhe përfshiu të gjithë ndërtesën, e cila ishte pjesërisht prej druri dhe strehonte 57 nxënës në atë kohë.
Të mbijetuarit e incidentit në qytetin qendror Mahdia, treguan se u zgjuan në mes të natës nga britmat.
Sipas një raporti të Associated Press, vajza akuzohet se ka paralajmëruar këtë gjë, pasi u ndëshkua për një marrëdhënie me një burrë të moshuar.
Doli se administratorja e konviktit, e cila humbi djalin e saj pesëvjeçar nga zjarri, nuk ishte në gjendje të gjente çelësat për të zhbllokuar derën.
Zjarrfikësit thuhet se kanë prishur muret për të ndihmuar njerëzit të shpëtojnë. Shumica e viktimave që vdiqën ishin vajza indigjene dhe disa të tjerëqë u plagosën u dërguan në kryeqytetin Georgetown. Disa prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Mediat lokale raportuan se zjarri ishte aq i rëndë saqë u desh testimi i ADN-së për të identifikuar disa viktima.

ide

Presidentja si garante e shtetit të Kosovës

Misioni që Lulzim Basha duhet të përfundojë!

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128