Video skandaloze/ Dhunohet konkurrentja e një reality show shqiptar, kërkohet mbyllja e programit

15 Shtator 2022, 10:35 / KOSOVA ALFA PRESS

Video skandaloze/ Dhunohet konkurrentja e një reality show shqiptar,

Një video shokuese të një reality show në Kosovë, ku një nga konkurrentet dhunohet nga një djalë ka shkaktuar reagime të shumta.

“It’s my home” është programi ku shihet djali që godet me shapkë vajzën.

Djali në fjalë është justifikuar duke u shprehur se ajo i përmendi nënën një tjetër konkurrenteje e cila kishte ndërruar jetë.

Për më tepër, një tjetër banore dëgjohet duke thënë: “Bravo, mirë ia bëre”.

 E përlotur, banorja që u sulmua dëgjohet teksa thotë “S’kam ardhur me më rrahur këtu”. Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar dhe gazetari Vehbi Katjazi, i cili kërkon t’i hiqet licensa medias që ka këtë emision.

“Ku eshte Komisioni i Pavarur i Mediave? Pse lejohet dhuna live ne TV sado periferik qe eshte ai Televizion? Kjo eshte skandaloze, antinjerezore, bizare dhe e flliqt. Duhet te ndalet menjehere dhe ti merret licenca ketij televizioni pa asnje vlere. Horra!”, shkruan ai.

Po ndodh...

ide