Vijon goditja ndaj familjes së Putinit, autoritetet holandeze sekuestrojnë pronën e....

26 Maj 2023, 08:25 / KOSOVA & BOTA ALFA PRESS

Vijon goditja ndaj familjes së Putinit, autoritetet holandeze

Prokurorët holandezë kanë sekuestruar një pjesë toke pranë Amsterdamit që i përket ish-dhëndrit të presidentit rus, Vladimir Putin. Parcela e tokës në Duivendrecht është në pronësi të Jorrit Faassen, një biznesmen holandez i cili ishte i martuar me Maria Vorontsova, vajzën e madhe të presidentit rus.

Dokumentet e kadastrës holandeze tregojnë se toka është sekuestruar në kuadër të një hetimi penal.
Faassen, i cili jeton në Moskë, thuhet se është përballur me marrjen në pyetje nga autoritetet në aeroportin Schiphol pas fluturimit për në Holandë kohët e fundit, sipas mediave të huaja.

Të dyja vajzat e Putinit, Maria dhe Katerina, u shtuan në listat e sanksioneve të BE-së dhe SHBA- së në prill 2022, menjëherë pasi Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës.

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128