
Vjosa Osmani takon presidentin e Këshillit Evropian: Koha për vlerësim të progresit dhe hapjes së rrugës drejt statusit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka kërkuar Bashkimit Evropian të lejojë Kosovën që të përparojë në rrugën e integrimit. Të shtunën, presidentja Osmani zhvilloi një takim me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, në Konferencën e Sigurisë në Mynih ku theksoi ndër të tjera dhe largimin e masave të padrejta që BE po aplikon ndaj Kosovës.
“Është koha që BE-ja ta njohë dhe vlerësojë këtë progres, përfshirë duke larguar masat e padrejta dhe duke i hapur rrugë Kosovës drejt statusit të kandidatit”, tha Osmani.
Në rrjetet sociale, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar dhe foto nga takimi i zhvilluar me presidentin e KiE Antonio Costa.
Ishte kënaqësi ta takoj Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, në Konferencën e Sigurisë në Mynih. ????????????????
Populli ynë ka dëshmuar përkushtim të palëkundur ndaj vlerave evropiane dhe ka bërë hapa domethënës në rrugëtimin drejt integrimit. Është koha që BE-ja ta njohë dhe vlerësojë këtë progres, duke përfshirë largimin e masave të padrejta dhe hapjen e rrugës për Kosovën drejt statusit të kandidatit.
-
Granit Xhaka zgjidhet më i miri në fushë në sfidën Leverkusen-Bayern
15 Shkurt, 23:17 -

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128