Vrasësi ‘klloun’ John Gacy me ‘karaktere të shumëfishta’ e skizofreni përdhunoi e vrau të paktën 33 njerëz në SHBA

17 Mars 2023, 22:03 / KOSOVA ALFA PRESS

Vrasësi ‘klloun’ John Gacy me ‘karaktere të

John Wayne Gacy, i njohur gjithashtu si “vrasësi klloun” prej karaktereve të ndryshme që merrte në mendjen e tij të sëmurë, u bë një nga vrasësit më të frikshëm serialë pas përdhunoi e vrau dhjetra të rinj.

Gacy, i lindur ditën e sotme (17 mars) në vitin 1942, manipuloi dhe vrau të paktën 33 të rinj në shtëpinë e tij në Norwood Park pranë Chicago, SHBA, duke lidhur e përdhunuar viktimat e tij që bindte të pranonin lojrat e tij të sëmura.

Megjithse ai arriti t’i shpëtonte kapjes për dhjetra vrasje, paralajmërimet për sjelljen e tij kishin ardhur para se të kryente makabritetin e parë.

Gacy u shpall fajtor në vitin 1968 për përdhunimin e dy të rinjve, 15-vjeçarin Donald Voorhees Jr, i biri i një politikani vendas, dhe të 16-vjeçarit Edward Lynch.

Maniaku mori dënimin me 10-vjet burg, nga të cilat kreu vetëm 18 muaj falë “sjelljes së mirë” në burg, duke u liruar vetëm me urdhrin që të mos dilte pas orës 10 të darkës.

Por disa muaj pas lirimit të tij dy akuza për sulme seksuale u depozituan, që më pas u tërhoqën.

Në vitet 1970 Gacy u bë anëtar i grupit të kllounëve “Jolly Club”, anëtarët e të cilit performonin në evente bamirësie ose vullnetarisht për fëmijët në spitale.

Gacy krijoi kështu personazhet e tij Klouni Pogo e Patches, ku i pari përshkruhej si karakteri “i lumtur” ndërsa i dyti më serioz.

Ai kishte krijuar gjithashtu një kompani të vogël ndërtimi  të quajtur PDM Contractors, kryesisht me studentë ose të rinj, ndaj të cilëve shpesh kërkonte seks ose insistonte të kryenin favore seksuale në këmbim të favoreve.

Disa prej punonjësve ishin përdhunuar nga Gacy, teksa të tjerë kishin rezistuar. Por rrjedhimisht të punësuarit u kthyen në viktima, të cilët i bindte të vinin në shtëpinë e tij.

Vetëm në vitin 1977 policia amerikane nisi të merrte seriozisht raportimet mbi vrasësin e sëmurë, në një kohë kur Gacy kishte vrarë të paktën 33 njerez.

Më 6 shkurt 1980, ai u shpall fajtor, dhe pas 14 vjetësh burg, u ekzekutua me injeksion në vitin 1994.

 

Po ndodh...