Vrasja 6 personave në Greqi, mediat: Janë “ushtarët” e një kryemafiozi të lidhur me xhelatët e motoçikletave

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me atentatin e ditës së djeshme, ku gjashtë persona u vranë në Athinë.
Fillimisht u raportua se janë shqiptarë, por më pas historia u përmbys. Tashmë ka një tjetër version, që viktimat janë turq.
Mediat greke shkruajnë se viktimat janë bashkëpunëtorë të kryemafiozit Baris Boyun, i cili ekzekuton “kontratat e vdekjes” me xhelatët e motoçikletave.
Shtypi turk raporton se Baris Boyun është përfshirë në një sërë sulmesh të armatosura në Turqi dhe tani jeton në Itali i arratisur.
“Ai është i njohur për bandën e vrasësve me bazë motoçikletash që themeloi në Stamboll dhe është sulmuar jashtë vendit në të kaluarën”, shkruajnë mediat.
Hetimet për të shtënat, të cilat thuhet se kanë ndodhur për shkak të prishjes së pazareve mes mafiozëve.
Autoritetet greke po bëjnë përpjekje për kapjen e autorëve që u larguan me makinë nga vendi i krimit.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
