Zana sfidon Zarën/ Dyqani me emër shqiptar në Britani fiton gjyqin me gjigantin e veshjeve

Pronarja e një butiku të vogël në Britani fitoi gjyqin me gjigantin e veshjeve Zara. Përballja gjyqësore nisi nga ana e kompanisë spanjolle të veshjeve, e cila e çoi në gjyq shqiptaren për mëbyrën si e kishte konceptuar dyqanin dhe për ngjashmërinë e emrave.
Amber Kotrri, e cila drejton House of Zana me bazë në Darlington, thotë se mes dyqanit të saj dhe atij të Zara” kishte një "shkallë të lartë ngjashmërie vizuale dhe në tingëllim".
Por gjykata vendosi se kjo ngjashmëri ishte "shumë e parëndësishme".
"Ka qenë më shumë se një vit dhe shumë stresues në jetën time në shtëpi, si nënë e tre fëmijëve të vegjël, si dhe në biznes, pasi ka pasur orë e orë të tëra për përgatitjen e dokumenteve të provave," citohet ajo nga BBC.
"Data e lindjes së vajzës sime përkoi me kohën kur u caktua seanca e fundit, kështu që nuk ka qenë e lehtë."
Zonja Kotrri tha se kishte marrë një email që e informonte për vendimin e gjykatës ndërsa ishte në teatër me tre fëmijët e saj - por iu deshën disa ditë për të gjetur guximin ta hapte letrën.
"Ka qenë shumë stresuese - por ne fituam," thotë ajo.
Në maj, zonja Kotrri, e cila shkoi në gjyq pa vokat, argumentoi se markat nuk mund të ngatërrohen.
Julia King, që përfaqëson Zara, tha se emri Zana ishte një detaj i vogël larg atij të klientit të saj, duke shtuar se marka me bazë në County Durham "nuk ishte dalluese dhe vetëm përshkruese".
King pretendoi se dyqani i Zanës mund të përbënte një "kërcënim serioz" për Zarën nëse tregu ishte i mbushur me marka që duken të ngjashme.
Inditex, kompania mëmë e Zara - është një nga grupet më të mëdha të modës në botë me 6,477 dyqane, duke përfshirë Bershka, Pull & Bear dhe Massimo Dutti.
Bashkëshorti i Amber është shqiptar dhe emri i dyqanit është zgjedhur i tillë.
-
-
Skemë kampionësh 8 gusht
8 Gusht, 17:05
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


