Zbardhet biseda telefonike Thaçi-Clinton pas çlirimit të Kosovës, ja çfarë u tha...

4 Prill 2023, 14:35 / KOSOVA ALFA PRESS

Zbardhet biseda telefonike Thaçi-Clinton pas çlirimit të

Ish-kreydiplomati kosovar, Petrit Selimi teksa po sot po zhvillohet procesi i gjykimit kundër ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-bashkëluftëtarëve të tij ka publikuar një transkrip nga biseda telefonike e zhvilluar nga presidenti amerikan, Bill Clinton dhe ish-presidenti Hashim Thaçi pas çlirimit të Kosovës më 20 qershor të vitit 1999. Në këtë bisedë zbulohet se Clinton ka falenderuar Thaçin për nënshkrimin e marrëveshjes, ndërsa ky i fundit i është përgjigjur se një gjë e të tillë e ka bërë për të përparuar drejt paqes dhe krijimit të stabilitetit në Kosovë dhe rajon. Gjithashtu në telefonatën e zhvilluar në qershorin e 1999, Clinton ka theksuar se qëndrimi i Thaçit për respektimin e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të minoriteve është shumë i rëndësishëm.

"Transkripti i një bisede telefonike mes presidentit amerikan Bill Clinton dhe liderit kosovar Hashim Thaçi, 25 qershor 1999. Presidenti Clinton: "Deklarata juaj për respektimin e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të pakicave është shumë e rëndësishme. Pres me padurim t'ju takoj dhe e admiroj lidershipi juaj”, shkruan Petrit Selimi. 

Zbardhet biseda telefonike Thaçi-Clinton pas çlirimit të

 

 

Po ndodh...