Zelensky takon kryeministrin spanjoll dhe kryeministren daneze: Faleminderit që jeni me ukrainasit

21 Prill 2022, 15:45 / KOSOVA ALFA PRESS

Zelensky takon kryeministrin spanjoll dhe kryeministren daneze: Faleminderit

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky u takua të enjten në Kiev me kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez dhe kryeministren daneze Mette Frederiksen.

Në një postim në "Facebook", Zelensky falenderoi liderët e dy shteteve që i kanë qëndruar pranë popullit të tij në këtë kohë të vështirë.

“Sot po takohem me kryeministrin e Spanjës Pedro Sanchez dhe kryeministren e Danimarkës Mette Frederiksen në Kiev. Faleminderit që jeni me ukrainasit në një kohë kaq të vështirë!”, ka shkruar Zelensky.

Siç është raportuar, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez dhe kryeministrja daneze Mette Frederiksen vizituan Borodianka, rajoni i Kievit, i cili u godit veçanërisht rëndë nga sulmet ruse.

 

Po ndodh...

ide