Zjarr në QKUK në Prishtinë, digjet zyra e Institutit të Mjekësisë Ligjore
21 Nëntor 2023, 09:16 / KOSOVA

Objekti i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë është përfshirë nga flakët mëngjesin e ditës së sotme.
Konkretisht zjarri ka shpërthyer në një zyrë në katin e dytë të këtij objekti. Lajmi është konfirmuar nga udhëheqësi i zjarrfikësve të Prishtinës, Malë Gashi.
“Një zyre në katin e dytë të objektit të Institutit të Mjekësisë Ligjore është përfshirë nga zjarri. Ekipet kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin. Ndërsa sipas informatave që kemi nuk ka persona të lënduar”, ka deklaruar Gashi për Front Online.
Shkaku i shpërthimit ende nuk dihet, ndërsa kujtojmë se objekti i IML-së ishte përfshirë nga flakët edhe në fund të marsit.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Nga Blendi Kajsiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
