Eshtrat e gjetura në Kurbin, ekspertiza mjekoligjore: Viktima është keqtrajtuar me mjete të forta

Disa javë më parë në zonën e Fushë Kuqes në Kurbin, janë gjetur eshtra dhe kafka e një njeriu. Ditën e sotme detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me këtë ngjarje. Ekspertët e mjekësisë ligjore pas ekzaminimeve të kryera kanë dalë në konkluzionin se eshtrat rezultojnë të jenë dëmtuar me mjete të forta. Ata nuk kanë arritur të përcaktojnë se cilat janë mjetet e forta që janë përdorur për goditjen e viktimës, por kjo ka ngjallur dyshime se personi, para se të vritej, është dhunuar me sende të forta.
Ende nuk dihet se kujt mund t’i përkasin këto eshtra, ndërsa prokuroria vendosi që t’i marrë sërish ADN-në një gruaje nga Mamurrasi. Ajo është nëna e 16-vjeçarit të zhdukur prej 7 vitesh, Mariglen Gjonaj, e cila mësohet se ka udhëtuar nga Italia në drejtim të Tiranës, ku dhe i është marrë një profil ADN-je.
Analiza ende nuk ka një përgjigje konkrete nga ekspertët biologë, por burime nga prokuroria besojnë shumë se ballafaqimi i ADNsë mund të sjellë në identifikimin e të riut të zhdukur. Edhe nëse do të ishte një përgjigje pozitive ku do të konfirmoheshin profile të njëjta, Prokurorisë do t’i duhet shumë punë për të zbardhur autorët e krimit të rëndë.
Zhdukja e adoleshentit 16-vjeçar, Mariglen Gjonaj, është hetuar fillimisht nga Prokuroria e Laçit dhe më pas çështja ka kaluar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë. Kjo e fundit kreu veprime për akuzën e rrëmbimit të personit, por pas shpërbërjes së Krimeve të Rënda, dosja i kaloi për hetime të mëtejshme sërish në Kurbin.
Hetimet u pezulluan derisa pak kohë më parë në zonën e Fushë-Kuqes është gjendur një skelet njeriu, që ende dhe sot nuk dihet se kujt i përket.
Tashmë është Prokuroria e Kurbinit ajo që do të hedhë dritë mbi këtë situatë, pasi prej 7 vitesh nuk dihet asgjë rreth fatit të 16-vjeçarit. Adoleshenti u zhduk në rrethana të mistershme, teksa ishte në ekskursion me shkollën. Ditën e zhdukjes ai kishte me vete një orë “Rolex” dhe një varëse floriri.
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



