Fshehu trupin e shokut të vdekur në bunkerin në Institut, në pranga 28-vjeçari

Një person ka rënë në prangat e policisë në lidhje me vdekjen e 36-vjeçarit Ilir Marku, që u gjet pa shenja jete në një bunker në zonën e Institutit në Tiranë.
Mariglen Isufi, 28 vjeç, është arrestuar për veprën penale “fshehje e kufomës”. Mësohet se Marku ndërroi jetë për shkak të mbidozës nga lëndët narkotike, ndërsa ishte së bashku me Isufin.
Ky i fundit është larguar për në banesë dhe e la vetëm shokun e tij, ndërsa të nesërmen ka shkuar sërish tek i njëjti vend dhe Markun e ka gjetur të vdekur.
Ai e ka tërhequr zvarrë trupin e 26-vjeçarit për 10 apo 15 metra dhe e ka futur në brendësi të bunkerit duke e mbuluar me kartona.
Prej ditësh familjarët e Markut kishin qenë në kërkim të tij, ndërsa i vëllai kishte bërë edhe denoncim në polici në 19 prill.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

