U denoncua i zhdukur nga familjarët, gjendet i vdekur në bunker 36-vjeçari

20 Prill 2022, 20:17 / AKTUALITET ALFA PRESS

U denoncua i zhdukur nga familjarët, gjendet i vdekur në bunker

Një 36-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim nga familjarët e tij, pas largimit nga banesa disa ditë më parë, është gjetur pa shenja jete në një bunker ditën e sotme. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Trupi është transportuar në morg, për ekzaminime të mëtejshme, për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor I cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë

Më datë 20.04.2022, në Institut Bujqësor, në një bunker, është gjetur pa shenja jete, shtetasi I. M., 36 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa, pas kallëzimit të bërë ditën e djeshme, nga vëllai i tij, shtetasi A. M.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Trupi është transportuar në morg, për ekzaminime të mëtejshme, për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Po ndodh...