Ngjarje e paralajmëruar! Sot aksidentoi çftin dhe foshnjën 3-muajshe, Ajas Sulejmani ishte ndëshkuar 8 herë për shkelje të rregullave

8 Maj 2022, 17:25 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ngjarje e paralajmëruar! Sot aksidentoi çftin dhe foshnjën

Detaje të reja janë bërë me dije për Ajas Sulejmanin, i cili përplasi me makinë një çift dhe foshnjën e ttre 3-muajsh.

Ai u arrestua rreth dy orë pasi shkaktoi aksidentin, duke u lagruar më pas nga vendi i ngjarjes. 

Por duket se ngjarja ishte e paralajmëruar. Sulejmani shtë ndëshkuar 8 herë nga efektivet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, nga të cilat disa herë për shkelje të sinjalizimit rrugor, shkelje semafori dhe mospërdorim të rripit të sigurimit. Madje tre javë më parë, ai ishte shoqëruar në ambientet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë po me automjetin që shkaktoi aksidentin dhe ishte proceduar proceduar për shkeljen e dispozitave të Kodit Rrugor.

Tiranë/Informacion shtesë

Në lidhje me aksidentin e ndodhur në Rrugën e Kavajës, ku një automjet me targa të huaja aksidentoi një çift dhe fëmijën e tyre të vogël, dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes, ju informojmë se:
Pas një pune intensive hetimore, u bë i mundur lokalizimi i shtetasit A. S., në një spital privat, dhe më pas shoqërimi i tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 dhe arrestimi i tij.
Drejtuesi i automjetit me targa të huaja, shtetasi me iniciale A. S., 39 vjeç, i dyshuar si autori që shkaktoi aksidentin me këmbësorët, në Rrugën e Kavajës, është ndëshkuar 8 herë nga efektivet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, nga të cilat disa herë për shkelje të sinjalizimit rrugor, shkelje semafori dhe mospërdorim të rripit të sigurimit.
Gjithashtu, ky shtetas është ndëshkuar disa herë, me bllokues gomash, për shkak të parkimeve në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor në rrugët e kryeqytetit.
Po ky shtetas është shoqërur tre javë më parë në ambientet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, po me këtë automjet, për verifikim nga strukturat e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, dhe pasi është verifikuar, është proceduar për shkeljen e dispozitave të Kodit Rrugor.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Po ndodh...