Dy orë në arrati/ Arrestohet 39-vjeçari që përplasi çiftin e bashkëshortëve dhe foshnjën 3-muajshe në Tiranë

8 Maj 2022, 16:01 / AKTUALITET ALFA PRESS

Dy orë në arrati/ Arrestohet 39-vjeçari që përplasi

Ajas Sulejmani, autori i aksidentit të sotëm në Tiranë është arrestuar nga policia pas dy orësh arrati.

Ai përplasi sot me automjetin e tij “G-Class” çiftin Vilma dhe Arjan Konomin dhe fëmijën e tyre 3 muajsh në Tiranë.

39-vjeçari po drejtonte mjetin me shpejtësi të madhe dhe ka kaluar me semafor të kuq duke përplasur fëmijën dhe çiftin, që po kalonte në vizat e bardha.

Aksidenti i rëndë ndodhi në rrugën e Kavajës, ndërsa Sulejmani u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Pas një pune intensive hetimore u bë e mundur kapja e autorit të dyshuar të Aksidentit Rrugor në një nga spitalet private të kryeqytetit dhe si dhe shoqërimi i tij në ambientet e Komisatiatit të Policisë Nr.2, për kryerjen e veprimeve të tjera hetimore në funksion të ngjarjes rrugore”, bëhet me dije nga policia.

 

Po ndodh...

ide