Aksident në Tiranë, makina përplas një çift me fëmijën e tyre! Shoferi braktis mjetin

Një aksident ka ndodhur në rrugën e Kavajës në Tiranë, ku një automjet ka përplasur një çift ë bashkëshortësh, bashkë me fëmijën e tyre të mitur.
Sipas informacioneve zyrtare të plagosur kanë mbetur shtetasit me inicialet V. K., 43 vjeçe, A. K., 48 vjeç.
Ata janë dërguar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë drejtuesi i automjetit ka braktisur makinën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Më datë 08.05.2022, në Rrugën e Kavajës, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur shtetasit V. K., 43 vjeçe, A. K., 48 vjeç dhe fëmijën e tyre të mitur 3 muajsh, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Drejtues i mjetit ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendi ngjarjes. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



