Digjen dy banesa, shkak amortizimi i rrjetit elektrik

24 Janar 2022, 08:13 / POLITIKË ALFA PRESS
Digjen dy banesa, shkak amortizimi i rrjetit elektrik

Dy banesa janë përfshirë nga flakët fshatin Vinjoll të Matit. Dy të moshuar 80 dhe 81 vjeç kanë arritur të shpëtojnë nga flakët me dëmtime të lehta. 80-vjeçari me iniciale M.Z po merr ndihmë mjekësorë në spital ndërsa 80-vjeçarja Z.Z nuk ka pësuar lëndime.

Shtëpitë u dogjën pasi ishin ngjitur me njëra-tjetrën. Sipas dyshimeve paraprake shkak i zjarrit është amortizimi i rrjetit elektrik.

Njoftimi i plotë i policisë:

Mat/ Me datë 23.01.2022, në fshatin Vinjoll, Mat, është djegur banesa e shtetasit M. Z., 80 vjeç, dhe si pasojë ka mbetur i lënduar lehtë 80-vjeçari i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Burrelit, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu si pasojë e flakëve është djegur dhe banesa e shtetases Z. Z., 81 vjeçe, e cila ishte ngjitur me banesën e 80-vjeçarit.

Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e amortizimit të rrjetit elektrik. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për vlerësim.

Po ndodh...