
A ishte Gjermania e aftë të ndërtonte armë bërthamore, gjatë Luftës së Dytë Botërore?

Albert Ajnshtajni ka dëshmuar se ishte truri i shekullit 20, jo vetëm për zbulimet shkencore dhe teorike por edhe për shkak të disa vendimeve që ai mori në fillim të shekullit 20.
Një vendim jetik që u mor prej tij ishte largimi nga Gjermania, pasi ai e dinte se Adolf Hitler do ta detyronte të krijonte armë bërthamore të shkatërrimit në masë për llogari të tij.
Hitleri e dinte se Ajnshtajni kishte njohuritë si dhe aftësitë për të ndërtuar armë që do t'i vendosnin nazistët në një avantazh teknologjik në rast se do të shpërthente lufta.
Për t'ju dhënë pak më shumë kontekst përpara se të ndalemi në anën alternative të historisë, Albert Ajnshtajni, emigroi në të vërtetë në Amerikë në vitin 1933, gjashtë vjet para se të shpërthente Lufta e Dytë Botërore.
Megjithatë, ai ishte mjaft i zgjuar për të treguar se Gjermania do të fillonte një Luftë tjetër Botërore, për shkak se shoqëria gjermane thjesht po indoktrinohej nga regjimi nazist në ideologji specifike dhe madje më keq për historinë dhe traditën e sajuar gjermane.
Jo vetëm kaq po një arsye tjetër ishte se Hitleri i futi Ajshtanin në listën e tij të zezë, pasi gjeniu nuk donte të bashkëpunonte apo të punonte me të keqen.
Por a ishte në gjendje Ajnshtajni të ndërtonte një bombë atomike?
Ajnshtajni nuk e krijoi kurrë bombën atomike, ai zbuloi vetëm ndarjen bërthamore që është teknologjia e përdorur për të krijuar bomba atomike. Ky është argumenti kryesor që mund të kemi kur bëhet fjalë për potencialin e ushtrisë amerikane për krijimin e bombës atomike në 1945. Megjithatë, unë do të supozoja se duke pasur parasysh kohën, Ajnshtajni do të kishte qenë në gjendje të krijonte një bombë atomike.
Duhet të kujtojmë se shumë nga inxhinierët e mëdhenj në atë kohë ishin ende në Gjermani, kështu që nëse ai do të kishte qëndruar dhe bashkëpunuar me nazistët për çfarëdo arsye, ata me siguri do ta kishin bërë këtë.
Nga pikëpamja e përgjithshme, nuk ka dyshim se Gjermania ishte në përgjithësi lideri i botës, të paktën gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Kjo do të thoshte se ata ndoshta kishin potencialin për të krijuar bomba atomike edhe më të mira se "Djali i vogël" dhe "Njeriu i shëndoshë" i përdorur nga ushtria amerikane në Hiroshima dhe Nagasaki, Japoni, në vitin 1945.
Prandaj mund të supozojmë se teknologjia e ndarjes bërthamore të Ajnshtajnit ishte pjesa kritike që i mungonte dorës së shkencëtarëve gjermanë. Ndoshta kjo teknologji mund të ishte zbatuar në sistemin e raketave V2 për të krijuar një raketë atomike balistike.
Nga një këndvështrim tjetër, ne gjithashtu duhet të marrim parasysh se Ajnshtajni ishte në të vërtetë një pacifist që ka shumë të ngjarë të vdiste sesa të prodhonte për nazistët, veçanërisht armët e shkatërrimit në masë.
Krijimi i tij i ndarjes bërthamore erdhi si një burim alternativ fuqie, si dhe për qëllime të tjera shkencore, por asnjëherë me qëllimin për të armatosur këtë teknologji.
Në të njëjtën kohë, ne mund të sjellim argumentin se pa Ajnshtajnin, ndoshta nuk do të kishim parë kurrë ekzistencën e armëve bërthamore, apo teknologjisë bërthamore./Përgatiti Alfapress.al

Doktor, lëri djemtë të kthehen në shtëpi!
ide

Shqipëria vendi ku jeta nuk vlen 5 lekë!

Internacionalizmi ortodoks i kryeministrit

Demokratë reflektoni, Foltore liro zyrat e PD!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128