"Skuadra vetëvrasëse" e jetës reale që shpëtoi Evropën 30 vjet më parë

18 Nëntor 2022, 12:02 / MADE IN ALFA NGA ANDREI TAPALAGA

"Skuadra vetëvrasëse" e jetës reale që

Ndonjëherë ne shikojmë fitoret dhe lavdërojmë të gjithë kombin pa respektuar individët që janë përgjegjës për fitore të tilla.

Të gjithë janë të vetëdijshëm për fatkeqësinë që ndodhi më 25 prill 1986 në termocentralin bërthamor të Çernobilit në Pripyat, Ukrainë. 

Megjithatë, vetëm pak njerëz i njohin në fakt njerëzit përgjegjës për ndalimin e një shpërthimi të dytë dhe shumë më të madh. Pas 10 ditësh nga shpërthimi kryesor, inxhinierët që ishin aty mësuan për një kërcënim të ri që ishte potencialisht shumë më i madh. 

Shpërthimi i parë dëmtoi sistemin e ftohjes së ujit të uzinës, gjë që shkaktoi formimin e një pishinë të madhe nën bërthamën bërthamore të shkrirë. Nëse bërthama bërthamore do të arrinte këtë ujë, do të kishte shkaktuar atë që ekspertët e quajnë një shpërthim me avull .

Ekspertët që analizuan këtë çështje thanë se shpërthimi mund të kishte pasur një forcë prej pesë megatonësh. Kjo nuk do të kishte qenë një çështje aq e madhe, por i gjithë avulli i lëshuar do të infektonte qiellin plot me rrezatim i cili do të përfundonte duke u përhapur në të gjithë Evropën dhe Rusinë. 

Fizikani sovjetik Vassili Nesterenko është shprehur se ky shpërthim do ta kishte bërë Evropën të pabanueshme.

Shpirtrat e guximshëm

Për të parandaluar këtë tragjedi, furnizimi me ujë nga sistemi i kolorit duhej të mbyllej manualisht duke rrotulluar një valvul të vendosur në një dhomë poshtë bërthamës. Problemi ishte se kjo dhomë ishte e mbushur me ujë jashtëzakonisht radioaktiv. 

Skuadrilja e parë e zjarrfikësve që mbërriti në vendngjarje më 25 prill kur ndodhi shpërthimi kishin vdekur të gjithë në ditën e 10-të dhe arsyeja ishte  afërsia e tyre me pjesën e bërthamës së shpërthyer.

Tre nga punëtorët e termocentralit dolën vullnetarë në një mision që ishte thjesht, vetëvrasës.  Ata e dinin se dikush duhej ta bënte këtë dhe se ishte detyrë e tyre si punëtorë të uzinës. Atyre iu thanë se me shumë gjasa do të vdisnin atje për shkak të niveleve të larta të rrezatimit.

Tre shpirtrat të guximshëm ishin Alexei Ananenko, Valeri Bezpalov dhe Boris Baranov.  Ata të gjithë dolën vullnetarë për të shkuar në këtë mision vetëvrasës dhe u pyetën para se të hynin nëse dëshironin të tërhiqen. 

Ananenko ishte personi më kryesor dhe që u ndje paksa i detyruar nga pozicioni i tij për të dalë vullnetar kjo sepse ai ishte i vetmi në turn që e dinte saktësisht se ku ndodhej valvula. Pavarësisht se kishin pajisje më të mirë të mundshme kundër rrezatimit, nuk dukej premtuese për këta tre heronj. 

Të gjithë të pajisur me elektrik dore hynë dhe u premtuan se në rast se do të vdisnin, qeveria do të kujdesej për familjet e tyre dhe se ata do të shpalleshin  heronj. Uji ishte vetëm në lartësinë e gjurit pasi zjarrfikësit arritën të nxirrnin një pjesë të tij përpara se të hynin heronjtë.

Megjithatë, gjetja e asaj valvule në një korridor plot me tuba dhe valvola të tjera ishte si të gjeje një gjilpërë në kashtë. Ata ishin nën presion nga koha, pasi sa më gjatë të kalonin atje, aq më të shkurtoheshin jetëgjatësia ose shanset e tyre për të mbijetuar.

Ananenko përmendi në një intervistë se ishte një mrekulli që ata arritën të gjenin valvulën në kohë, pasi shumë prej tubave ishin shpërndarë për shkak të shpërthimit.

 Pasi arritën të mbyllnin valvulën që lëshonte ujë, ata dolën jashtë dhe u gëzuan kur panë diellin.  Heronjtë u dërguan me shpejtësi në një dhomë dekontaminimi. Këta njerëz u bënë heronj pasi jo vetëm që shpëtuan Çernobilin por edhe të gjithë Evropën. 

Nëse do të ndodhte shpërthimi i avullit, ai do të kishte lëshuar të paktën 400 herë më shumë rrezatim sesa bomba atomike e hedhur në Hiroshima gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Çfarë ndodhi me heronjtë

Ndërsa hulumtoja për këta tre heronj, u befasova kur pashë se sa gënjeshtra janë shkruar për fatin e tyre. Shumica e revistave dhe artikujve përmendin se ata vdiqën disa orë pas misionit.  Disa thonë se arritën të kthenin valvulën, por askush nuk mbijetoi dhe të gjithë vdiqën brenda dhomës.

E vërteta gjendet në librin e Andrew Leatherbarrow “Chernobyl 01:23:40” botuar në vitin 2016. Gjatë shkrimit të këtij libri, autori bëri shumë kërkime dhe madje kërkoi për këta tre heronj. Për habinë e tij, ata kanë jetuar shumë vite pas misionit të tyre vetëvrasës. Boris Baranov ishte i pari nga tre që vdiq në 2005 nga një atak në zemër. Ishte e paqartë nëse rrezatimet e pësuara në mision kishin të bënin me atakun në zemër, por nuk e mendoj kështu bazuar në sa vite kanë kaluar. 

Në vitin 2015, Leatherbarroë e gjeti Valeri Bezpalovin mirë dhe të shëndetshëm ndërsa punonte ende në industrinë bërthamore. Përditësimi i fundit për Alexei Ananeko ishte në fillim të vitit 2021 , kur atij iu mor një intervistë për sakrificën e tij. 

Ai gjithashtu u prezantua publikisht në Ukrainë në verën e vitit 2019 kur u nderua nga presidenti Volodymyr Zelenskyy me medaljen Hero i Ukrainës për sakrificën e tij në vitin 1986. Ananenko gjithashtu punon ende në të njëjtën industri dhe bën një jetë të shëndetshme.

Pavarësisht asaj që ekspertët thanë shumë vite më parë për pasojat shëndetësore të të treve, të gjithë arritën të jetonin gjatë.

Disa argumentojnë se për shkak se kanë kaluar kaq shumë vite duke punuar në një termocentral bërthamor, ata mund të kenë ndërtuar një lloj sistemi imunitar ndaj rrezatimeve që i mbajtën gjallë atë ditë. Ashtu si personazhet e filmit "Suicide Squad", pavarësisht rrezikut të misionit, ata gjithmonë duket se ia dalin.

Sido që të jetë rasti, ne duhet t'u bëjmë nderimet tona këtyre heronjve për shpëtimin e jetëve të panumërta dhe të ardhmen e Evropës./Përgatiti Alfapress.al



Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128