Gjenitë e njerëzimit/ Jeta e pabesueshme e Kolombit, Kapiteni që zbuloj “Botën e Re

15 Tetor 2022, 13:48 / AKTUALITET MADE IN ALFA

Gjenitë e njerëzimit/ Jeta e pabesueshme e Kolombit, Kapiteni që

Në një libër të vjetër të një bibliotekë në Sevilje është shkruar një citat nga filozofi romak Seneka: "Pas shumë vitesh do të vijë një epokë, kur oqeani do të lirojë hallkat e gjërave dhe do të zbulohet një toke e madhe".

Nën këto rreshta në librin e vjetër spanjoll janë shtuar këto fjalë: "Babai im e përmbushi këtë profeci më 12 tetor, në vitin e Zotit tonë 1492."

Siç e dimë, megjithëse Kolombi ishte eksploruesi që zbuloi atë tokë të madhe, ai vetë nuk e kuptoi rëndësinë e madhe të zbulimit të tij. Dhe nëse do ta kishte kuptuar, do ta vlerësonte më pak një arritje të tillë sesa bëmat që mendonte se kishte arritur.

Gjenitë e njerëzimit/ Jeta e pabesueshme e Kolombit, Kapiteni që

Dyqind vjet përpara Kolombit një tjetër italian, Marco Polo, tregtar venedikas kishte udhëtuar në Indi dhe Kinë, që atëherë quheshin Cathay. Kur u kthye në Itali, tregimet e tij për pasuritë përrallore të atyre vendeve të Lindjes së Largët ndezën imagjinatën e gjithë Evropës.

Në vijim të Polo tregtarët evropianë, filluan një tregti e pasur me Orientin. Ata sollën ar dhe argjend, fildish dhe gurë të çmuar, erëza dhe vajra, mëndafsh dhe qilima. Megjithatë, ata po angazhoheshin në një tregti të rrezikshme dhe rraskapitëse, të kryer kryesisht nga karvanët e deveve dhe elefantëve nëpër shkretëtirë, nëpër xhungla dhe mbi vargmalet më të larta malore në botë.

Pas vitit 1453, edhe kjo rrugë e gjatë dhe e rrezikshme u bë pothuajse e pamundur, për shkak të marrjes së Konstandinopojës nga turqit. Konstandinopoja ishte porta e tregtisë së Lindjes së Largët dhe turqit myslimanë nuk ishin aspak miqësorë me tregtarët e krishterë.

Ata u jepnin përparësi tregtarëve rivalë arabë, që kishin fenë e tyre.

Për evropianët u bë urgjente të gjenin një rrugë detare për në Indi dhe Cathay.

Gjenitë e njerëzimit/ Jeta e pabesueshme e Kolombit, Kapiteni që

Kolombi ishte vetëm një, megjithëse më i madhi, nga shumë lundërtarë që përshkoi oqeanet në kërkim të një rruge të tillë. Në kohën kur ai kishte bindur Mbretëreshën Isabella të Spanjës për të financuar projektin e tij madhor, talleshin me të.

Nocioni se bota ishte e rrumbullakët ishte hedhur poshtë si absurditet i plotë kohëve të hershme. Fakti që mund të arrije Lindjen e Largët duke lundruar në perëndim, dukej pjesa më qesharake e një ideje krejtësisht të çmendur!

Kolombi ishte tallur publikisht dhe më vonë kur ia arriti suksesit dhe ishte i admiruar, kur fitoi tituj të tillë madhështor si "Admirali i Detit të Oqeanit" dhe "Zëvendësmbreti i Indisë", ai nuk i fali kundërshtarët e tij, duke krijuar shumë armiq.

Dhe kur përsëri fati i solli varfërinë, turpin dhe burgosjen, ishin të paktë ata që e ndihmuan. Armiqtë e tij e tallnin si dikë që kishte ëndërruar zbulimin e një rruge për në Indi, por kishte zbuluar vetëm një shkretëtirë!

Kolombi deri sa vdiq nuk pranoi që nuk e kishte gjetur rrugën për në Indi. Ai ishte i bindur se kishte shkelur tokat në Orient. Rrugën detare për në Indi, një arritje në realitet më pak e rëndësishme se zbulimi i tij, do ta gjente lundruesi portugez, Vasco da Gama.

Duke lundruar në jug, në brigjet e Afrikës, pastaj në lindje, jo në perëndim, përtej Oqeanit Indian, Da Gama arriti në Indi, Ishujt Spice (siç quheshin atëherë pjesa e Indisë Lindore) dhe Cathay. Në fakt ekzistonte një rrugë drejt perëndimit për në Indi përtej Atlantikut, por këtë zbulim do ta arrinte lundërtari tjetër portugez, Magellan.

Por bota e re që zbuloi Kolombi nuk mori emrin e tij. Këtë nder e gëzoi një italiani tjetër, Amerigo Vespuçi. Amerigo ishte i pari që kuptoi dhe publikoi faktin se toka e re që kishte mbërritur Kolombi nuk ishin Inditë, por dy kontinente të reja të gjera dhe ishujt e tyre.

Hartografët e asaj kohe e quajtën rajonin e ri "Amerikë". I vetmi emër që na ka mbetur nga Kolombi është ai që përjetëson gabimin e tij. Ai i quajti njerëzit e vendeve të reja "indianë", duke paraqitur kështu një problem për antropologët, të cilët kanë shpiku termin "Amerinds" për të dalluar indianët amerikanë nga indianët e Azisë.

Hulumtimet kanë vërtetuar se Kolombi nuk ishte evropiani i parë që arriti në Botën e Re. Para tij kishte ardhur Vikingu, Leif Ericson dhe ndoshta një lundërtar i mëparshëm norvegjez, Eric the Red.

Megjithatë, po të marrim parasysh dyshimet dhe paragjykimet, që i është dashur të kapërcejë Kolombi dhe pengesat dhe rreziqet që ka hasur udhëtimi i tij, kjo është një arritje e jashtëzakonshme.

Ai e kaloi gjysmën e jetës së tij nga një vend në tjetrin në kërkim të dikujt që pranonte jo vetëm ta dëgjonte, por edhe ta ndihmonte me anije dhe para për ndërmarrjen e tij të guximshme. Pasi e gjeti këtë mbështetje, aaiduhet të fitonte një bast tjetër- një oqean të mbushur me rreziqe fantastike.

Gjenitë e njerëzimit/ Jeta e pabesueshme e Kolombit, Kapiteni që

Edhe kur Kolombi nisi lundrimin me bekimin e një mbretëreshe dhe një peshkopi, pakkush besonte se ai do të kthehej ndonjëherë. Të afërmit e ekuipazhit të tij i vajtuan për së gjalli njerzit e tyre njësoj sikur të të ishin të vdekur. Midis atyre që profetizuan dështimin ishin kapitenët me përvojë, parashikimet e të cilëve nuk bazoheshin vetëm në tmerret e përrallave të detit perëndimor, por në edhe në gjendjen e anijeve që Kolombi ishte detyruar të pranonte.

Tre anijet e tij, Santa Maria, Pinta dhe Nina, konsideroheshin të papërshtatshme për një udhëtim të gjatë detar.

Parashikimet e drejtuesve të anijeve bazoheshin gjithashtu në përbërjen e ekuipazhit. Kishin qënë të paktë detarët që kishin nënshkruar kontratën e këtij udhëtimi. Në ekuipazhin e tij kishte të burgosur që kishin blerë lirinë me ujdinë për të shërbyer në ekspeditë. Pak nga këta njerëz kishin pasur ndonjë përvojë të vërtetë lundrimi.

Por, në mendjet e shumicës së njerëzve, rreziqet më të këqija me të cilat duhej të përballej ekuipazhi ishin ato që më në fund rezultuan se ishin fantazi mitologjike. Në atë kohë thuhej se nëse do të lundrohej shumë drejt perëndimit, anijet me siguri do të arrinin në skaj te botës, dhe do të binin siç bien trungjet nga ujëvarat e medha.

Megjithatë, para se të arrinin në skajin perëndimor të botës, thuhej se do të gllabëroheshin nga dragonjtë, ose përbindëshat e tjerë aq gjigantë sa mund të gëlltitnin flota të tëra. Ose do të përpiheshin nga vorbullat, ose do të mbyteshin nga dallgët gjigante, ciklonet apo shkëmbinjtë e thepisur që ia kalonin të gjithëve ujërave te njohura të botës.

Dhe ekuipazhi i Kolombit e kishte këtë frikë për ato rreziqe fantastike. Detyra e tij më e vështirë ishte të mos kaplohej nga paniku i papritur, të ngrinin krye, të pushtonin anijet dhe ktheheshin në Spanjë. Detarë më të mirë se këta ishin rrëmbyer nga paniku pas javësh në det dhe ishin kthyer mbrapa.

Tridhjete e katër ditë të pafundme pasi la Ishujt Kanarie Kolombi hasi përsëri në një tjetër në tokë. Kolombi kaloi shumë orë ankthi duke u folur njerëzve të tij për të shëndoshë. Shumë herë ai mezi arrinte t'i mbante ata të lundronin përpara.

Në ditën e tridhjetë e tretë, Kolombi shënon në ditarin e tij: "Sot pamë një zog". Aty ku kishte zogj, toka duhet të jetë afër. Çdonjëri shihte përpara. Herët në mëngjes Kolombi i tha shokut të tij. "Më duket se shoh një dritë." Vështrimi i shoqit ndoqi gishtin nga tregonte Kolombin. “Me duket se e shoh edhe unë.

"Ajo ngrihet dhe ulet," tha Kolombi.

"Ndoshta është një dritë në dyrekun e ndonjë varke.” Pastaj drita u zhduk. Por disa orë më vonë ai thirri, "Tokë! Tokë!"

U shpraz topi i anijes; shpërthyen brohoritjet dhe këngët. Në këtë mënyrë kishte përfunduar udhëtimi më i madh në botë. Kishte filluar si një shteg për në Indi, por siç shkroi Ëhitman, në poezinë e madhe të cilës i dha atë titull, ishte një shteg për më shumë se India!

Kolombi vdiq pa e ditur se çfarë dhe sa toke kishte gjetur. U deshën qindra vjet të tjera për të pranuar se ai kishte zbuluar një botë të re shumë më të pasur se ajo që kishte synuar.

Gjenitë e njerëzimit/ Jeta e pabesueshme e Kolombit, Kapiteni që

Dita e Kolombit është festë federale në SHBA që u festua për herë të parë zyrtarisht 300 vjet më vonë, në 1792, nga Urdhri Kolumbian (Society of St. Tammany) në qytetin e Nju Jorkut.

Dita e Kolombit festohet të hënën e dytë të tetorit të çdo viti. Këtë vit, Dita e Kolombit do të festohet të hënën, 10 tetor. Megjithatë, festimi i Ditës së Kolombit nuk është pa polemika. Që nga fundi i viteve 1980 në disa pjesë të Shteteve të Bashkuara, në këtë ditë që quhet Dita e Popujve Indigjenën derohet kultura e popujve idigjenë, që festohet në vend ose së bashku me Ditën e Kolombit./Përgatiti Sokol Neçaj

 

Po ndodh...