
Historia e vërtetë/ Ja çfarë shkaktoi Iluminati (Rendi i ri botëror)

Sot, imazhi që vjen ndoshta në mendjen e një njeriu mesatar në përmendjen e Illuminati, është Vula e Madhe e Shteteve të Bashkuara që shfaqet në anën e pasme të dollarit. “Syri që sheh gjithçka” në piramidë, është bërë sinonim i morie të shumëllojshme komplotesh të errëta. Si autori origjinal i teorisë se simbolika e Iluminati-t ka depërtuar jetën tonë të përditshme, Uilliam Gaj Kerr ka pasur një nga ndikimet më të mëdha tek dija moderne mbi Iluminatin.
Një zyrtar i marinës kanadeze, që shërbeu në të dyja luftërave botërore, prodhimtaria e pasluftës e Kerr qe e ndarë ndërmjet betejave mes nëndetëseve dhe teorive të konspiracionit. Ai mori një qasje fondamentaliste kristiane ndaj çështjes së Illuminatit, dhe shkrimet e tij janë interpretuar shpesh si anti-semite. Me gjithë kujdesin që tregoi për të bërë dallimin ndërmjet hebrenjve dhe atyre që i identifikon si pjesëtarë të “Sinagogës së Satanait” (një term i huazuar nga Libri i Zbulesës), referencat e tij ndaj një fjalimi të një rabini imagjinar, të sajuar nga autori i njohur anti-semitik dhe apologjeti nazist Eustas Mallins është ndoshta tregues i ndjenjave të tij.
Kerr identifikoi liberalizmin, komunizmin dhe okulten si tre elementët të sulmit të Iluminati-t mbi Krishterimin. Sipas Kerr, “njerëzit që dëshirojnë të mbeten të lirë mund të ndjekin vetëm një plan veprimi. Ata duhet të mbështesin krishtërimin, përkundrejt të gjitha formave të ateizmit dhe laicizmit”.
Një nga pretendimet kryesore të Kerr, kishte të bënte me ekzistencën e një komploti nga ana e gjeneralit të Konferatës Albert Pajk, për të shkaktuar 3 luftëra botrërore me qëllimin lehtësimin e synimit të Iluminatit për dominimin e botës. Me sa duket, Lufta e Parë Botërore qe një mjet për të vendosur komunizmin ateist, e dyta për të forcuar kauzën sioniste, dhe Lufta e Tretë Botërore do të zhvillohet ndërmjet sionistëve dhe botës myslimane...
Ndërsa Elis Bailej nuk e përmendi kurrë Iluminatin në ndonjë nga shkrimet e veta, kontributi i saj në lëvizjen Epoka e Re, është një nga ato më me ndikim tek mitologjia moderne mbi Iluminati’n. Edhe pse fillimisht një teosofiste, ripunimi i materialeve të tilla rezultoi në një botëkuptim të dallueshëm nga ai i Helena Blavackit, që do të siguronte strukturën për shumë nga kultet moderne të Epokës së Re.
Brenda komunitetit të teoricienëve të konspiracionit, Bailej është një figurë polarizuese. Shumica e atyre që janë pjesë e misticizmit të Epokës së Re e admirojnë, ndërsa fondamentalistët e krishterë e konsiderojnë shpesh si figurë satanike dhe subversive, e prirur në nxitjen e Rendit të Ri Botëror. Shumë aspekte të mësimeve të Bailejit, janë keqinterpretuar apo ekzagjeruar nga kritikët e saj, dhe ngjan të ketë një keqinformim të madh mbi materialet që gjenden rreth saj sot në internet.
Pjesa më e madhe e diskursit në rrjet ka të bëjë më të “Planin e saj 10 pikësh” , që thuhet se është zbatuar nga Iluminati ose OKB-ja, dhe lexohet si një karikaturë e dëshirës së supozuar ultra-liberale për të shkatërruar traditën perëndimore. Në realitet, nuk ekziston absolutisht asnjë tregues se ajo ka hartuar ndonjëherë një plan të tillë.
Ndërsa shumica e pretendimeve të atribuara Bailejit është sigurisht e pabazuar, kjo s’do të thotë se ajo nuk është e denjë për kritika. Ajo qe shumë kritike ndaj popullit hebre, dhe përhapi mitin e superioritetit arian. Për pasojë, Bailej referohet shpesh si nga shkrimtaret bashkëkohorë të Epokës së Re, që u atashuan një forme më të hapur të anti-semitizmit. Në këtë pikë, të paktën mësimet e saj nuk janë shumë larg prej cilitdo nga kritikët e saj.
Xhon Robison ishte një fizikan, matematikan dhe profesor filozofie skocez, që bashkëpunoi ngushtë me figura të tilla të shquara si Xhejm Vat. Mund të thuhet se kontributi i tij më i madh qe shpikja e një sirene mekanike, edhe pse vepra e tij mbi Iluminati i dha më tepër famë. Në vitin 1797, Robison publikoi librin me titull “Provat e një komploti kundër të gjitha feve dhe qeverive të Evropës”.
Libri u botua në të njëjtin vit me Kujtimet e Baryelit, dhe përmbante pretendime pothuajse identike se Masoneria e Lirë ishte infiltruar nga Iluminati Bavarez, si pjesë e një komploti për të nisur Revolucionit Francez. Natyrisht, studiuesit e historisë i shqyrtuan me shpejtësi këto pretendime, duke arritur në përfundimin se qenë të pabazuara në fakte.
Nga 1830, ishte “shumë-pranuar në përgjithësi që Baryel, Robison, dhe autorë të tjerë, qenë të detyruar ta përshkruanin këtë organizatë në një përmasë masë dhe ndikim që në realitet nuk e kishte”. Përveç kësaj, shumë Masonë të Lirë hodhën poshtë çdo lloj lidhje me Iluminati, dhe një pjesë e madhe provash është grumbulluar për këtë qëllim në internet.
Madje edhe Xhorxh Uashingtoni, që ishte një mason dhe tanimë akuzohet shpesh se ka qenë një anëtar i Iluminatit, do të vihej në dijeni bi teorinë e konspiracionit, kur iu dërgua një kopje e librit të Robisonit. Nga përgjigja, del e qartë se Uashingtoni nuk pajtohej me pretendimet se Masoneria qe e prekur nga Iluminati. Është interesant fakti që ai besonte se parimet e Iluminatit bavarez ndaheshin gjerësisht edhe në Shtetet e Bashkuara:
Nuk ishte qëllimi im të dyshoja që doktrinat e Iluminatit dhe parimet e Jakobinizmit nuk qenë të përhapura në Shtetet e Bashkuara. Përkundrazi, askush s’është më shumë i kënaqur se unë për këtë fakt. Ajo që doja të thosha, është se nuk besoj që Lozha e Masonëve të Lirë në këtë vend është përpjekur të përhapë parimet e këqija të këtyre të fundit. Individë të tyre të veçantë mund të kenë bërë këtë, apo edhe intrumente të përdorur për të themeluar Shoqëri Demokratike në Shtetet e Bashkuara, mund të kenë patur këto objekte; dhe aktualisht ka një ndarje të Popullit nga Qeveria në këndvështrime. Kjo është shumë e qartë për t’u vënë në pikëpyetje...
Simbolet e Iluminatit, janë mjaft të njohura, dhe disa prej tyre vijnë edhe nga organizime të tjera të fshehta. Simboli i Iluminatit, është një piramidë me trembëdhjetë nivele, ku maja është e ndarë nga trupi, dhe në majë vihet re një sy, që titullohet “Syri gjithçkaparës”ose “Syri që sheh çdo gjë”.
Çdo shekull është vërtetuar ekzistenca e Iluminatit. Figura të shquara, figura publike, njerëz të famshëm dhe madje edhe politikanë, kanë qënë pjesë e Urdhrave të ndryshme që presin të sundojnë botën.
Qëllimi i Iluminatit është krijimi i një rendi të ri, ku e gjithë bota të ketë një qeveri të vetme, e gjithashtu të kryhet një “pastrim” mbarëbotëror.
Nuk mund të ekzistojë vetëm një shoqëri të fshehtash titulluar “Iluminati”. Përkundrazi, mund të ekzistojnë shumë të tilla, dhe Iluminati nuk është e vetmja shoqëri e fshehtë që përpiqet për një Rend të Ri, dhe që ka një Urdhër të caktuar.
Ndryshe nga ç’ mendohet sot, shoqata nuk ishte sekrete, në kuptimin më të plotë të fjalës. Ajo ishte legale por e mbyllur dhe veprimtarinë e saj e ushtronte në mënyrë sekrete. Shoqata u regjistrua zyrtarisht në zyrat mbretërore të shtetit të Bavarisë.
Adam Weishaupt, themeluesi i shoqërisë ishte vetëm 28 vjeç dhe kishte bërë një karrierë universitare fantastike, si për atë kohë, ashtu dhe për kohën e sotme. Katër vjet më parë ai ishte bërë profesor i ligjeve në Universitetin e Ingolstadit, në moshën 24 vjeç. Me themelimin e shoqatës lidhet një ngjarje shumë misterioze.
Adam Weishaupt kishte pasur si mentor në universitetin e Ingolstadit Johann Adam Freiherr von Ickstatt, profesor dhe drejtor i Universitetit. Këtij njeriu, themeluesi i Iluminati i detyronte karrierën.
Befasisht, pas themelimit të shoqatës, von Ickstatt largohet nga qyteti Ingolstad dhe shkon në një qytet të largët, në kufi me Republikën Çeke të sotme, në Vockenhausen, ku vdiq në 17 gusht 1776, tre muaj e gjysmë pas themelimit të shoqërisë. Çka dinte profesori plak që e bëri të sillet kështu? A ishte vdekja e tij një gjë e rastit? Këto pyetje do të mbeten pa përgjigje, por si shumë koincidenca ka në këtë histori të errët.
Shoqata e krijuar nga Adam Weishaupt u stigmatizua menjëherë si një shoqatë konspirative, e cila synonte që të përmbyste monarkitë europiane. Ky mit historik ka mbijetuar edhe sot. Në retrospektivë del pyetja? Ç’ fuqi kishte një shoqatë e krijuar në një qytet të vogël provincial, në Gjermaninë e ndarë në 388 prinicpata, për të ndërmarrë një projekt kaq ambicioz kontinental? Natyrisht që nuk kishte asnjë fuqi! Emri i shoqatës që krijoi Adam Weishaupt dhe vetë emri i këtij të fundit, është lidhur me atë të familjes Rothschild.
Por e vërteta është se në vitin 1776, në kohën kur u krijua Iluminati dhe derisa funksionoi ajo në drejtimin e Weishaupt, themeluesi i dinastisë Rothschild, Meyer Amschel Rothschild nuk ishte bërë ende i pasur. Ai filloi të pasurohet vetëm pas vitit 1792, kur fuqitë e mëdha europiane vendosën të shtypin Revolucionin Francez dhe Rothschild u pasurua duke u bërë një nga biznesmenët që merreshin me grumbullimin e mercenarëve për llogari të ushtrive të monarkive europiane.
Në kohën kur u themeluan Iluminati dhe kur vepronin nën drejtim e Adam Weishaupt, Meyer Amschel Rothschild ishte në shërbim të një princi të vogël gjerman, atij të Hesse.
Atëherë cila ishte e vërteta e Iluminati, organizatës që krijoi Weishaupt? Fakti i pamohueshëm është që ajo fill pas krijimit tërhoqi vëmendje të madhe dhe kritika e akuza të mëdha si një konspiracion për të përmbysur monarkitë europiane, për të shkatërruar kishën etj.
Por të gjitha gjasat janë që shoqata u krijua pikërisht për këtë qëllim, që të shërbente si rrufepritëse, ashtu që të tjera grupime të vepronin në hije dhe të pashqetësuara. Cilat qenë këto grupime?
Për t’ i identifikuar ato na ndriçon e shkuara e Adam Weishaupt. Ai ishte shkolluar në shkollat e jezuitëve dhe vetë Universiteti i Ingolstadit kontrollohej nga jezuitët. Bavaria, ku jetonte Weishaupt dhe ku krijoi shoqatën e tij ishte një nga shtetet katolike gjermane dhe atje jezuitët qenë shumë të fortë.
Në vitin 1773 Papa Clementi XIV u detyrua që ta shpërndante Shoqërinë e Jezusit (Urdhërin e Jezuitëve) për shkak se të gjithë monarkët e Europës ankoheshin se jezuitët intrigonin kundër tyre në të gjitha vendet ku gjendeshin.
Në fakt, në atë kohë, ndryshe nga ç’ ngjan sot, monarkitë europiane nuk u trembeshin aq iluministëve, me idetë e tyre të lirisë dhe barazisë se sa jezuitëve. Jezuitët qenë një shoqëri praktikisht konspirative që kombinonte intrigën politike e diplomatike me metodat e shërbimeve sekrete, spiunimin me helmin, për të arritur qëllime politike. Jezuitët qenë bërë shumë të fuqishëm edhe brenda kishës ku kishin marrë nën kontroll arkivat sekrete me dokumente dhe dije ezoterike.
Jezuitët deri në momentin e shpërbërjes qenë një forcë konservatore reaktive, e cila luftonte kundër ideve iluministe dhe kundër protestantëve. Në fakt jezuitët qenë krijuar si reagim ndaj Reformës Protestante dhe Rilindjes Europiane.
Por pasi jezuitët u goditën nga kisha dhe nga monarkitë e mëdha europiane, këta u bënë aleatë me armiqtë e tyre të djeshëm për të luftuar kundër monarkive europiane dhe kishës. Jezuitët pasi u shpërbë shoqata e tyre krijuan shoqata klandestine dhe hynë në bashkëpunim me llozhat masone të cilat deri dje i kishin luftuar.
Për të kamufluar këtë aleancë u krijuan shoqata si Iluminati, të cilat qenë urdhëruar që të bënin gjithçka për të tërhequr vëmendjen deri edhe në polemika publike. Adam Weishaupt më pas do të shkruante shumë libra për të mbrojtur shoqatën e tij, një gjë kjo krejt pa precedent në shoqëritë e këtij lloji.
Shoqata Iluminati nuk u krijua kot në vitin-kyç 1776 kur aleanca masono-jezuite u hodh në sulm të përgjithshëm kundër monarkive europiane dhe kishës, duke dashur që të përmbysë rendin ekzistues politik dhe ekonomik.
Në 17 shkurt 1776 Edward Gibbon botoi të parin nga të gjashtë volumet e librit të vet të famshëm, “The History of the Decline and Fall of the Roman Empire”. Libri në fakt ishte një apel për përmbysjen e monarkive të mëdha europiane, nëpërmjet analogjisë. Nuk është e rastit që më pak se tre javë më pas, në 9 mars 1776, Adam Smith botoi librin e vet të famshëm “The Wealth of Nations”, i cili përmbante një paradigmë për zhvillimin e ekonomisë globale në të ardhmen.
Libri postulonte teorinë ekonomike se mirëqenia e shteteve mund të arrihet më mirë nëse shteti nuk ushtron asnjë kontroll mbi ekonomikë, por vepron dora e padukshme e tregut. Libri përmbante kështu formulën për krizat ekonomike të kohës moderne.
Në 4 korrik 1776 përfaqësuesit e 13 kolonive britanike në Amerikë shpallën pavarësinë. Në 5 dhjetor 1776 në Kolegjin William and Mary në SHBA, krijohet shoqëria sekrete universitare Phi Beta Kappa. Deri më sot anëtarë të saj kanë qenë 17 presidentë të SHBA, 37 anëtarë të Gjykatës së Lartë të SHBA, prej 9 vetash dhe 131 fitues të Çmimit Nobël.
Në 1 maj të atij viti Adam Weishaupt themeloi shoqatën që u bë e njohur si Iluminati. Katër ditë më pas, Rhode Island u bë e para koloni britanike në Amerikë që shpalli shkëputjen nga Britania e Madhe.
Beteja për Amerikën ishte zhvillimi-kyç në agjendën e koalicionit sekret, se kështu dobësohej Britania e Madhe, fuqia kryesore e kohës dhe nuk ndërhynte dot efektivisht në Francë, ku po përgatitej revolucioni, si dhe krijohej në SHBA një shtet, në fakt i pari shtet në Perëndim, i cili nuk gjendej nën kontrollin e aristokracisë, kundër së cilës luftonte tash aleanca masono-jezuite. Vetë Weishaupt ishte një mason, por kjo nuk është një gjë e rëndësishme, se roli i tij ishte krejt dytësor në këtë show global.
Shoqëria Iluminati u ndalua në 1784 nga qeveria e Bavarisë. Adam Weishaupt shkoi në qytetin Gotha, i cili ishte kryeqytet i një prej shumë shteteve të vogla gjermane, Dukatit Saxe-Gotha. Në këtë qytet Adam Weishaupt vdiq në 1830. Këtu ka një detaj interesant. Në Gotha në 1875 u themelua Partia Socialiste Gjermane (marksiste).
Kjo ishte e para parti marksiste që krijohej në Perëndim.Vetëm në 1918 do të përdorej fjala “komunist” si emërtim nga partitë marksiste-leniniste. Weishaupt mbante dhe emrin “Vëllai Spartak” dhe komunistët gjermanë më pas u quajtën Spartakistë. Në 1763, në Gotha filloi të publikohet Almanaku i Gotha, prej një libër periodike me të dhënat gjenealogjike të dinastive mbretërore europiane, kundër të cilave luftonin ata që krijuan Iluminati.
Adam Weishaupt vdiq në 1830 në Gotha. Nuk është e rastit që në këtë qytet, më vonë u ndërtua një nga krematorët e parë në Europë për djegien e kufomave. Nuk duhej të mbetej asnjë gjurmë. Ata që hodhën në lojë Weishaupt në 1776 e ndryshuan botën shpejt me Revolucionin Amerikan dhe atë Francez. Në 1814, monarkët e trembur europianë bënë paqe me jezuitët dhe i restauruan përsëri ata, duke e prishur aleancën masono-jezuite. Pas kësaj bota pati 100 vite qetësi, derisa erdhi koha e një tjetër aleanca asaj masono-çifute.
Për t’ u kthyer në vitin 1776, ai ishte viti i ngjarjeve që iniciuan zhvillime globale, i shpalimit të dijeve sekrete, dhe paradigmave për të ardhmen e botës, që prej nëndetëses që befasoi flotën britanike dhe deri tek librat që u botuan në atë viti misterioz. Iluminati të vërtetë nuk qenë ata që krijuan shoqatën në qytetin provincial gjerman, por ata që rrinin në hije, në prapaskenë.
Këta njerëz misteriozë e përdorin edhe sot mitin e Iluminati si rrufepritëse. Naivët dhe naivet besojnë se iu ndriçohet mendja kur lexojnë se Iluminati sundojnë botën, se ky apo ai është bërë anëtar i Iluminati nga politika, financa, arti. Në fakt nuk është gjë tjetër veçse një rrenë e madhe e errët që mbush krejt mendjen e tyre të ngushtë. Ndoshta jo për fajin e tyre, por të atyre që e dijnë të vërtetën dhe nuk e thonë në terma të sakta.
1 maji i vitit 1776 ishte në fakt një datë kur u dha sinjali për fillimin e një epoke të ndryshimeve të dhunshme në botë, të cilat nisën fill pas kësaj date me Revolucionin Amerikan, për të vazhduar me Revolucionin Francez dhe më pas me lëvizjet komuniste.
Nuk është e rastit që pikërisht 1 maji, dita e krijimit të Iluminati u zgjodh për të shkaktuar incidentin në Chicago, në 1886, kur një grevë e punëtorëve u përgjak nga një bombë e vendosur nga anarkistët. Pas kësaj kjo ditë u bë zyrtarisht dita ndërkombëtare e punëtorëve nga e majta radikale ndërkombëtare, duke u nderuar veçanërisht nga komunistët.
Këtu kishte një paradoks se komunistët gjithherë i patën deklaruar anarkistët si armiqtë e tyre, si aventurierë të marrë. Prandaj, a mos ndoshta me këtë nderohej dita e krijimit të Shoqërisë Iluminati, të Vëllait Spartak, siç e quante veten Adam Weishaupt?
Pra nderohej 1 maji 1776 që shihej si dita e fillimit të kryengritjes globale të “skllevërve”.
1 maji 1776 nuk qe në fakt dita e kryengritjes globale për liri, por dita kur një konspiracion global filloi të veprojë duke bërë një lëvizje mashtruese dhe kamufluese me shoqatën Iluminati, e cila në fakt ishte një kuti e mistershme, por bosh./ Alfapress.al / Aldo Sulollari

Tre hanxhinjtë e Sali Berishës dhe të ndjekësve të tij!
ide

Pse Berisha ka vendosur t’ia lërë partinë me testament Ilir Metës?

Partia Demokratike, më shumë elektorat se sa parti

Roland Bejko, modeli i zyrtarit që e ka nderuar Partinë Demokratike
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128