Kur Mao Ce Dun i propozoi Kissinger-it, që Kina të eksportonte në SHBA 10 milion gra

16 Gusht 2022, 11:11 / MADE IN ALFA ALFA PRESS

Kur Mao Ce Dun i propozoi Kissinger-it, që Kina të eksportonte në

Në vitin 2008, Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi dokumente nga biseda në shkurt të 1973 midis Mao Ce Dunit dhe Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Henry Kissinger.

Biseda duke pirë puro dhe bërë shaka deri në orët e para të mëngjesit mbuloi një sërë temash, si avancimi sovjetik dhe kërcënimi që ai përbënte për Tajvanin.

Pjesa më intriguese e bisedës filloi kur Mao ofroi, që Kina t'i jepte Amerikës 10 milionë gra. Mao foli për gjendjen e mjerueshme të tregtisë midis dy vendeve duke vënë në dukje, se ajo që Kina ka më tepër janë gratë.

Ai propozoi si një mënyrë për të nisur tregtinë dypalëshe, të fillonte me emigrimin e mijëra grave në SHBA.

Kur kryetari i Partisë Komuniste Kineze propozoi të eksportonte praktikisht 10 milionë gra kineze, të pranishmit, përfshirë kryeministrin kinez Çu Enlai, reaguan me të qeshur. Propozimi ishte aq i banal sa askush nuk e mori seriozisht.

Kissinger, megjithatë, u përgjigj me shaka se SHBA nuk ka asnjë "kuotë" për gratë kineze. Kissinger kishte qellim ta kanalizonte bisedën në një drejtim tjetër, më serioz. Ai u përqendrua në diskutimin e kërcënimit që Bashkimi Sovjetik përbënte për të dy vendet dhe u përpoq të vendoste bazën për marrëveshjet diplomatike që do të bashkonin të dy vendet kundër armikut të tyre të përbashkët.

Megjithatë, Mao ishte i vendosur të fliste për planin e tij të pazakontë të eksportit të grave. Në këtë mënyrë ju duke I marrë ato mund të pakësoni barrën tonë. Pikërisht këtu ai përsëriti idenë e çmendur që në fillim i ishte dukur si shaka: “A i doni gratë tona kineze? Ne mund t'ju japim dhjetë milionë.”

Kissinger përsëri u përpoq ta injoronte me mirësjellje këtë pjesë të bisedës duke bërë shaka me Mao që po përmirësonte gradualisht ofertën e tij. Por padyshim që Mao ishte krejt serioz, aq serioz sa nuk donte ta braktiste këtë temë me asnjë çmim.

Kissinger e mbylli bisedën diplomatikisht me një vërejtje se do të mendonte për ofertën e Maos dhe do të vazhdonte të diskutonte për çështjet globale, duke u fokusuar edhe një herë te Rusia.

Pas disa kohësh duke folur për politikën, kryetari kinez e ktheu temën e Rusisë në një mundësi të re për t’u qarë për gratë. Sipas tij problemi ishte se, nëse bëhej luftë me Bashkimin Sovjetik, ai e shihte numrin e grave në Kinë si një pengesë.

“Ne kemi kaq shumë gra në vendin tonë që nuk dinë të luftojnë”, tha ai.

Mao më në fund ndaloi, por kur Kissingeri i tha me shaka se do ta njoftonte përmbajtjen e bisedës midis tyre në konferencën e shtypit, Mao u përgjigj ftohtë: “Nuk kam frikë nga asgjë.

Gjithsesi Zoti ma ka dërguar ftesën.” Ai me të vërtetë vdiq vetëm tre vjet pas bisedës në 1976, tre vjet para vendosjes së marrëdhënieve midis SHBA-së dhe Kinës në 1979./ Përgatiti Sokol Neçaj

 

Po ndodh...