Pse ne njerëzit nuk jemi plot me flokë si paraardhësit tanë?

20 Janar 2023, 10:45 / AKTUALITET ALFA PRESS

Pse ne njerëzit nuk jemi plot me flokë si paraardhësit tanë?

Lëkura jonë nuk është e lëmuar si e delfinëve, por relativisht pa qime.

Por çfarë është ajo që bëri që sapiensët modern të humbasë gëzofin?

Për ta zbuluar një grup studiuesish krahasuan kodet gjenetike të 62 llojeve të kafshëve me dhe pa qime.

Rezultatet të publikuara në eLife, zbulojnë se ‘gjenet e flokëve’ janë ende të pranishme tek ne, por janë çaktivizuar nga evolucioni.

Ky  studim mund të ndihmojë në të ardhmen të gjejmë mënyra të reja për të kuruar rënien e flokëve.

Përfitimet e një jete pa flokë: Njerëzit nuk janë të vetmit gjitarë që janë pothuajse pa qime: elefantët kanë shumë pak flokë (ndryshe nga paraardhësit e tyre mamuth ) prandaj jetojnë dhe në vende të nxehta. Edhe ne njerëzit e kemi humbur gëzofin për të qëndruar më të freskët: ky ndryshim evolucionar u ka lejuar paraardhësve tanë të lëvizin nga mjedisi i lagësht dhe me hije të pyjeve në atë të thatë dhe të ngrohtë të savanës, duke kolonizuar zona të reja.

Gjenet e mutuara: Të gjithë kafshët pa qime të analizuara në studim grumbulluan disa mutacione në shumë  nga të njëjtat gjene, duke përfshirë ato që kodojnë keratinën dhe elemente të tjerë që lehtësojnë rritjen e flokëve. Rezultatet treguan gjithashtu se rajonet rregullatore (ose promotorët) e gjeneve luajnë një rol po aq të rëndësishëm dhe indirekt ndikojnë në rritjen e flokëve duke vendosur se sa kur dhe kur të aktivizohet një gjen i caktuar.

E pranishme por e heshtur: ‘Presioni evolucionar për të humbur flokët ka bërë që gjenet që kodojnë rritje të flokëve kanë humbur rëndësinë e tyre’ shpjegon Nathan Clark një nga autorët e studimit.

‘’Në kafshët pa gëzof, këto gene kanë evoluar me një ritën të shpejtë sesa gjitarët me qime: megjithatë disa ndryshime gjenetike mund të jenë përgjegjës për rënien e flokëve, të tjerat mund të jenë vetëm dëme anësore për shkak të ndalimit të rritjes së flokëve’ specifikon Clark.

Tani studiuesit po përdorin të njëjtën qasje për të përcaktuar rajonet gjenetike të përfshira në parandalimin e kancerit , zgjatjen e jetës ose aspekte të tjera të shëndetit tonë: "Është një mënyrë për të përcaktuar mekanizmat gjenetikë globalë që qëndrojnë në themel të karakteristikave të ndryshme," përfundon Clark./Alfapress.al