"Pyetje me spec" / Si e do pacientin një ortoped?(Përgjigjia për pyetjen e një dite më parë)

25 Gusht 2022, 11:27 / MADE IN ALFA ALFA PRESS

"Pyetje me spec" / Si e do pacientin një ortoped?(Përgjigjia

Në rubrikën “pyetje me spec”, Alfa iu pyeti:Çfarë duhet të marrë një njeri që bëhet me dhimbje koke në një dyqan celularësh? Përgjigja e saktë:Një tablet…Ndërsa pyetja që Alfapress ka sot për ju është: Si e do pacientin një ortoped?

Alfapress.al po ju sjell rubrikën “Pyetje me Spec”, e cila është e përditshme. Çdo mëngjes i mirënjohuri, “mbreti” i Fjalëkryqeve dhe lojërave inteligjente të fjalëve dhe mendjes, Kadri Vokopola, do të shtroj për ju një pyetje “me pak të futur”, pra me spec. Pyetja bëhet e thjeshtë në një mendje inteligjente por gjithsesi përgjigjen e saktë do ta mësoni ditën tjetër në faqen e Alfapress.al, si dhe në Facebook.

Në të njëjtën kohë do të merrni pyetjen tjetër “me spec”, duke ju dhënë mundësi 24 orë që të “vrisni mendjen” dhe të gjeni përgjigjen e saktë.

Kujdes: Nuk bëhet fjalë për pyetje “enciklopedike” për të cilat do të tentoni të gjeni përgjigje në Google. Jo, përgjigjja e saktë është vetëm në kapacitetin tuaj për të vënë mendjen në punë.

Nuk është shumë e vështirë, mjafton që të fusni në punë logjikën dhe ndoshta edhe përvojën tuaj personale.

Jepini dhe shihemi nesër në të njëjtën kohë për të mësuar përgjigjen dhe natyrisht, për të marrë “specin djegës” të radhës./Alfapress.al

Po ndodh...