Si ‘Ushtria fantazmë’ mundi Hitlerin?

21 Prill 2023, 15:26 / AKTUALITET ALFA PRESS

Si  ‘Ushtria fantazmë’  mundi Hitlerin?

Një ushtri e rreme ne luftë?

Epo po, në fakt ka ekzistuar dhe ishte divizioni i 23-të i Ushtrisë amerikane e quajtur ‘Ushtria fantazmë.’

‘Ushtria Fantazmë’ mori pjesë në misione të panumërta gjatë Luftës së Dytë Botërore, gjatë të cilave bëri të besohej me një sërë marifetesh se aleatët kishin deri në tridhjetë herë më shumë trupa në fushë sesa ishin në të vërtetë. 

Ekzistenca e saj mbeti sekret për një kohë të gjatë dhe vetëm në vitin 2022 Kongresi Amerikan i dha Medaljen e Artë.

E aktivizuar më 20 janar 1944, ‘Ushtria fantazmë’ zbarkoi në Normandi më 6 qershor.

Ushtria përbëhej nga mbi 1100 burra të cilët  nuk ishin ushtarë, por artistë,  ekspertë të zërit, aktorë, arkitektë dhe skenografë nga 46 shtete të SHBA-së.

Objektivi i tyre kryesor ishte në fakt të ngatërronin armiqtë duke simuluar dy divizione të tëra ( 30,000 burra). 

Si? 

Përdorimi i armëve të fryra (tanke, xhipa, kamionë dhe aeroplanë), të gjitha të lyera në mënyrë realiste për të mashtruar patrullat e zbulimit ajror nazist. 

Bedelet e parashutës u përdorën gjithashtu për t'i bërë nazistët të besonin se ishin pushtuar.

Duke e bërë edhe më realiste hyrjen e tyre në skenë ishte riprodhimi i zhurmave që simulonin zvarritësit në veprim dhe trupat në lëvizje. 

Jo vetëm kaq: ushtarët ngritën tenda, ndezën zjarre, varën rroba dhe lanë gjurmë në tokë, njësoj sikur të ishte një kamp në pritje për të shkuar në aksion. 

Ndonjëherë maskoheshin si ushtarë të divizioneve të ndryshme, duke ndërruar stemat në uniforma dhe duke shkuar nëpër kafenetë e fshatrave për të mashtruar ndonjë informator të gjermanëve.

Ata morën pjesë në rreth njëzet misione që shpëtuan shumë jetë, por në fund të konfliktit, 

Ushtria Fantazmë u shpërbë dhe anëtarët e saj u urdhëruan të mos flisnin për aktivitetet e tyre. 

Vetëm në vitin 1985 ata filluan të flisnin për rolin e tyre në fitoren e aleatëve dhe kur Presidenti Joe Biden iu dha Medaljen e Artë  në 1 shkurt 2022.

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128