Milani rikthehet te fitorja/ Mposht bindshëm Leccen dhe afrohet me kreun

Milani është rikthyer te fitorja në kampionat, duke mposhtur 3-0 Leccen në “San Siro” dhe duke u ngjitur dy pikë larg kryesuesve.
Kuqezinjtë e zhbllokuan ndeshjen në minutën e 14-të me Christian Pulisic. Amerikani përfitoi nga pasimi i Strahinja Pavloviç dhe me një goditje të saktë me të majtën dërgoi topin në rrjetë.
Milani e mbylli pjesën e parë në avantazh, ndërsa pas pushimit vazhdoi të kontrollonte takimin.
Në minutën e 61-të, Adrien Rabiot dyfishoi shifrat. Mesfushori francez mori asistimin e Gonçalo Ramos dhe realizoi nga brenda zonës për 2-0.
Vetëm 12 minuta më vonë, Diego Moreira vulosi fitoren. Sulmuesi mori topin në zonë dhe me një goditje të saktë shënoi golin e tretë të Milanit.
Lecce provoi të reagonte në minutat e fundit, por nuk arriti të gjente golin. Milani administroi avantazhin deri në vërshëllimën e fundit, duke siguruar një fitore të pastër.
Rezultati
MILAN 3-0 LECCE
14’ Pulisic
61’ Rabiot
73’ Diego Moreira
Me këtë sukses, Milani rikthehet te tri pikët dhe afrohet në vetëm dy pikë nga kreu i renditjes.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128