Milani sfidon Juventusin, në garë për rikthimin e Brahim Diaz në Serie A

Juventusi nuk do të ishte më i vetmi klub i Serie A që po ndjek me interes Brahim Diaz.
Milani dëshiron ta rikthejë marokenin në Milano dhe në këtë mënyrë Juventusi nuk do të ishte më klubi i vetëm i Serie A që po interesohet për Brahim Diaz, mesfushorin ofensiv të lindur në vitin 1997 të Real Madridit dhe kombëtares së Marokut.
Sipas asaj që raporton “Calciomercato.it”, lojtari, i cili ndoshta është zgjedhja e preferuar e Luçiano Spaletit për të përforcuar repartin ofensiv të bardhezinjve, ka përfunduar në radarët e ish-klubit të tij, Milanit.
Ruben Amorim, trajneri i ri portugez i kuqezinjve, thuhet se ka kërkuar përforcimin e skuadrës me një mesfushor ofensiv, dhe drejtuesit e Milanit kanë menduar menjëherë për Brahim Diaz.
Në rast se ai largohet nga Reali, lojtari do të tundohej nga mundësia për t’u rikthyer për të jetuar në Milano.
Megjithatë, e ardhmja profesionale e Brahim Diaz aktualisht mbetet e pasigurt. Lojtari dëshiron të qëndrojë në Madrid, por duhet të kuptojë nëse Zhose Murinjo, trajneri i “Los Blancos”, do të ketë ndërmend të mbështetet tek ai.
Në të kundërt, largimi do të bëhej pothuajse i domosdoshëm për Brahim Diaz, i cili nuk dëshiron ta kalojë sezonin e ardhshëm si një lojtar dytësor në skuadër.
Po ndodh...
Rama & Berisha, tango e shëmtuar antiprotestë
ide
Nga rotacioni i elitave te zëvendësimi i elitave
Çfarë ndryshoi në 51 ditë protestë?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128