Banorët në Përrenjas protestë kundër reformës territoriale: Nuk e duam bashkimin me Librazhdin

21 July 2026, 21:35 / POLITIKË ALFA PRESS
Banorët në Përrenjas protestë kundër reformës

Banorët e Përrenjasit kanë zhvilluar këtë të martë një protestë kundër reformës së re territoriale, e cila parashikon një bashkim të mundshëm të kësaj bashkie me Librazhdin. Qytetarë e mbledhur në sheshin kryesor të qytetit, kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj këtij propozimi. Ata kanë firmosur edhe një peticion gjithashtu.

“Jemi kundër, në asnjë mënyrë nuk duhet bërë kjo. Ka zona të tjera që mund të lëvizen. Do ta kundërshtojmë këtë deri në fund”, tha një banor.

“Do të bllokojmë rrugën nacionale, se ndryshe me këta nuk ‘çahet’”, tha një tjetër.

Nuk jemi dakord me këtë. Pse të shkoj unë për një firmë në Librazhd. Bashkinë këtu nuk e lëviz njeri”, tha një qytetare.
Qytetarët kanë paralajmëruar se protestat do të vijojnë nëse propozimi për bashkimin me Librazhdin mbetet pjesë e diskutimeve për reformën e re administrativo-territoriale.

Reforma e re territoriale ka nxitur debate të shumta në javët e fundit. Propozimi për uljen e numrit të bashkive është kundërshtuar nga opozita, e cila e konsideron të papranueshëm riorganizimin e njësive të pushtetit vendor në formën e propozuar.

Maxhoranca do të prezantojë të enjten një raport mbi punën e deritanishme nga Komisioni për Reformën Territoriale, por pa një draft final. PD ka kërkuar shtyrjen e afatit pasi ende nuk kanë përfunduar konsultimet me të gjitha bashkitë, përfshirë edhe bashkinë e Tiranës, që për shkak të masës së arrestit me burg të kryebashkiakut Veliaj, Komisioni nuk ka arritur të zhvillojë dëgjesë me bashkinë më të rëndësishme të vendit.

 

Po ndodh...

ide