Protesta e 52-të, qytetari i revoltuar: Koha e maskarenjve ka përfunduar, të çlirojmë Shqipërinë nga këto hiena

21 July 2026, 20:40 / POLITIKË ALFA PRESS
Protesta e 52-të, qytetari i revoltuar: Koha e maskarenjve ka

Në ditën e 52-të, një protestues para kryeministrisë u shpreh se e vetmja mënyrë që Shqipëria të shpëtojë është largimi i qeverisë Rama.

“Përshëndetje ju luftëtarët e lirisë, ju jeni frymëzimi i kësaj Shqipërie. Jam nga Vlora dhe jam këtu çdo ditë. Kryeministri jonë është maskara. Këtu është fundi i kohës së maskarenjve. Të gjithë jemi heronj të këtij sheshi. Ne duhet që një grusht që kemi, mos ta përdorim vetëm, por ta bashkojmë me njëri-tjetrin.

Ne jemi në këtë shtet se në 35 vjet nuk kemi patur shtet që mendon për të varfërinë. Këta, si Berisha, apo edhe Rama, janë nga e njëjta shkollë. Këta janë gjarpërinj që i janë vënë folesë shqiptare. Këta janë hiena. Ky shesh është ai që i ka dalë përballë të keqes. Do bëhemi prapë shumë, më kujtohen fjalët e qiririt”. Populli shqiptar është zgjuar pa parti dhe pa interesa pushteti. Ne duhet të heqim kohën e maskarenjve. Më në fund, Shqipëria të shikojë përpara”., tha ai.

 

 

Po ndodh...

ide