22 maji ndër vite
22 Maji është dita e 143-të e vitit, deri në fund të tij janë edhe 223 ditë.
Ngjarje
334 pes – Ushtria e Aleksandrit të Madh mposht ushtrinë e Darit III të Persisë në betejën e Granicus. Plutarku thotë se kur Aleksandri kaloi Dardanelet, u nis drejt Trojës dhe u ndal fillimisht tek varri i Akilit në shenjë nderimi. Pastaj kaloi lumin Granikus, dhe u ndesh me forcat e persiane. Por fitorja nuk u arrit lehtë, siç thonë historianët Diodorus dhe Arrian që shoqëronin Aleksandrin. Autori Peter Green, në librin ‘Alexander of Macedonia’ (1974) duke krahasuar burime të ndryshme, thotë se Aleksandri pësoi humbje të rënda në përpjekjen e parë për të kaluar lumin dhe u detyruan të tërhiqej. Pastaj, u bind të pranonte këshillën e gjeneralit Parmenion dhe e kaloi lumin gjatë natës. Beteja u zhvillua të nesërmen në agim, dhe përfundoi me fitore ashtu siç përshkruhet nga Plutarku. Por Alekandri nuk mund të pajtohej me humbje të përkohëshme, thotë historiani Green, prandaj përdori propagandistë (Diodorus, Arrian) të cilët i përshkruanin betejat tepër heroike deri homerike dhe vetëm të fituara.
337 – Në Nikomedia, vdiq Konstandini i Madh, perandori i Romës (306-337 ). Ai ishte 47 vjeç. Që nga koha e Konstandinit, krishterimi u bë një fe e pranuar romake, me një ngadalësim të përkohshëm kur nipi i tij Julian u përpoq për të rivendosur paganizmin. Vetëm në fund të shekullit të katërt, perandori romak Theodosi e shpalli krishtërimin fenë zyrtare të Perandorisë. Shumica e njerëzve e konsiderojnë Konstandinin të krishterë që nga Beteja e urës Milvian më 312, kur ai doli fitues duke vendosur shenjën e kryqit në mbrurojat e ushtarëve. Por me rregullat e sotme të kishës, perandori Konstandin nuk do të llogaritej si i krishterë, pasi u pagëzua i tillë vetëm një ditë para se të vdiste.
1176 – Hashashinët bëjnë përpjekje për të vrarë Saladinin pranë Aleppos. Në një letër për kalifin në Bagdad duke shpjeguar aktivitetet e tij në Siri, Saladini shkruan se ishte i angazhuar në një luftë për Islamin kundër një armiku të trefishtë ; – kryqtarëve frankë, hashashinëve dhe princit të pabesë të Mosulit, të cilin e akuzonte për bashkëpunim me frankët dhe hashashinët.
1762 – Suedia dhe Prusia nënshkruajnë Traktatin e Hamburgut.1826 – Charles Darwin niset me anijen HMS Beagle nga qyteti i Plymouth-it.
1897 – Në Londër hapet zyrtarisht tuneli Blackwall nën lumin Thames. Tuneli u përurua nga Princi i Uellsit. Kostoja e përgjithshme ishte 1.4 milion stërlina.
1939 – Lufta e Dytë Botërore: Gjermania dhe Italia nënshkruajnë Paktin Steel (Çelik) – i njohur zyrtarisht si Pakti i Miqësisë dhe Aleancës midis Gjermanisë dhe Italisë, ishte planifikuar fillimisht si një aleancë ushtarake trepalësh Japoni – Itali – Gjermani. Por, Japonia donte që pakti të përqëndrohej kundër një kundërshtari të mundshëm, Bashkimit Sovjetik, ndërsa Italia dhe Gjermania kërkuan që pakti të synonte kundër Britanisë dhe Francës. Për shkak të kësaj mosmarrëveshje, pakti u nënshkrua pa Japoninë.
1942 – Lufta e Dytë Botërore; Meksika hynë në luftë në anën e aleatëve.
1906 – Në Athinë hapen Lojërat Verore Olimpike 1906, të cilat sot njihen si pjesë e Lojërave zyrtare Olimpike.
1939 – Lufta e Dytë Botërore: Gjermania dhe Italia nënshkruajnë Paktin e Çelikut.
1942 – Meksika hyn në Luftën e Dytë Botërore në anën e Aleatëve.
1945 – Fillon Operacioni Paperclip (Kapëse Letrash) – Shtetet e Bashkuara evakuojnë shkencëtarët dhe inxhinjerët gjermanë për të ndihmuar në zhvillimin e teknologjisë amerikane të raketave. Këta shkencëtarë (1500) dhe familjet e tyre u sollën fshehurazi në Shtetet e Bashkuara, pa viza, pa shqyrtim dhe pa miratim nga Departamenti i Shtetit. Shumica e tyre u vendosën në White Sands, New Mexico; Fort Bliss, Texas; dhe Huntsville , Alabama për të punuar në zhvillimin e raketave balistike. Kjo nga ana tjetër çoi në themelimin e NASAs. Pjesa më e madhe e informacionit rreth Operacionit Paperclip është ende e klasifikuar.
1947 – Lufta e Ftohtë: në përpjekje për të luftuar përhapjen e komunizmit, Presidenti amerikan Harry S. Truman nënshkruan një akt që më vonë do të quhej Doktrina Truman – 400 milionë dollarë në ndihma ushtarake dhe ekonomike iu dërguan menjëherë Turqisë dhe Greqisë, secila e ndeshur me një lëvizje të brendshme komuniste.
1960 – Një tërmet që arrinte shkallën prej 9.5, i njohur si Tërmeti i madh kilian, godet pjesën jugore të Kilit. Ky është edhe tërmeti më i fuqishëm i regjistruar.
1967 – Dyqani L’Innovation në qendër të Brukselit, Belgjikë, merr flakë. Ky ka qenë zjarri më shkatërruese në historinë e Belgjikës, që rezultoi në 323 të vdekur dhe të zhdukur dhe 150 të plagosur
2010 – Një avion pasagjerësh me më shumë se 160 vetë është aksidentuar gjatë uljes në aeroportin e qytetit Mangalore, në jugperëndim të Indisë
2010 – Interi kampion i ri i Evropës në futboll.
Lindje
1783 – Lindi William Sturgnon, shkencëtar anglez që ndërtoi elektromagnetin e parë praktik.
1813 – Richard Wagner, kompozitor gjerman
1859 – Arthur Conan Doyle, autor i romaneve kriminalistike
1907 – Laurence Olivier, aktor britanez
1924 – Charles Aznavour, shansonjer francez
1950 – Bernie Taupin, tekstshkrues britanez
1970 – Naomi Campbell, manekene britanike
Vdekje
337 – Konstantini i Madh, perandor romak
1873 – Alessandro Manzoni, letrar italian
1885 – Victor Hugo, letrar francez
1939 – Ernst Toller, letrar gjerman
Festa dhe përvjetore
Dita Botërore e Biodiversitetit
Sali Berisha pa Lulzim Bashën është i njëjti si në vitet 97-98!
ide
A ka faj Edi Rama, nëse vret 4 protestues në Bulevard?
A e shndërron pushteti delen në ujk, pulën në dhelpër e kalin në gomar?
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128