A fshihet jetë në Mars? Shkencëtarët: Baktere në gjendje të fjetur mund të ekzistojnë nën sipërfaqen e planetit

Një nga veçoritë më interesante të baktereve është se disa prej tyre mund të "flenë", duke hyrë në një gjendje të quajtur gjendje e fjetur. Kur u mungojnë lëndët ushqyese dhe kushtet janë të përshtatshme, ato ndalojnë aktivitetin, por nuk vdesin. Mjafton që të rihidratohen për t'u rikthyer në jetë, njësoj si kërpudhat ose specat e tharë që përdoren në gatim.
Në Tokë dihet se bakteret e fjetura ekzistojnë dhe shkencëtarët besojnë se ato mund të gjenden edhe në anijet hapësinore që dërgohen në Mars. Edhe pse deri tani nuk janë gjetur baktere në Mars, kjo nuk do të thotë se ato nuk ekzistojnë. Sipas një studimi të botuar në revistën Astrobiology, ka arsye të forta për të menduar se nën sipërfaqen e Marsit mund të ketë baktere marsiane në gjendje të fjetur.
Studiues nga Universiteti i Northwestern-it kanë treguar se mikrobi deinococcus radiodurans mund t'u mbijetojë rrezatimeve ekstreme. Kjo do të thotë se, nëse një mikrob i tillë do të ndodhej nën sipërfaqen e Marsit, ai mund t'i ketë mbijetuar rrezatimit diellor dhe atij kozmik. Megjithatë, kjo tregon vetëm se është e mundur, jo se bakteret ekzistojnë realisht atje.
Studime të tjera në Tokë kanë treguar se edhe ambiente shumë të sterilizuara, si dhomat e përgatitjes për misione hapësinore, mund të mbajnë baktere në gjendje të fjetur. Kjo ngre shqetësimin se bakteret nga Toka mund të "udhëtojnë" aksidentalisht drejt Marsit dhe ta ndotin atë.
"Ne nuk mund të rrezikojmë të dërgojmë mikrobe nga Toka në trupa të tjerë planetarë," thotë Madhan Tirumalai, autor kryesor i studimit.
Anijet hapësinore u nënshtrohen rregullave shumë të rrepta pastrimi dhe dezinfektimi për të shmangur ndotjen. Megjithatë, disa baktere arrijnë të mbijetojnë duke hyrë në një gjendje hibernimi, të ngjashme me atë të arinjve gjatë dimrit.
Shkencëtarët ende nuk e dinë sa gjatë mund të qëndrojnë bakteret në këtë gjendje, por në rastin e Marsit, do të duhej të mbijetonin për miliona vjet.
Edhe pse ende nuk janë zbuluar, duke u bazuar në aftësinë e mikrobeve për të mbijetuar në Tokë, nuk do të ishte për t'u habitur nëse në Mars ka baktere të fjetura.
Po ndodh...
Thika që Berisha i nguli Trumpit me “Ramaduron”
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
