A ka fakte shkencore që do t’i rezistojnë përgjithmonë kohës?

24 Shtator 2022, 10:49 / MISTERE&KURIOZITETE ALFA PRESS

A ka fakte shkencore që do t’i rezistojnë përgjithmonë

Dikur astronomët besonin se Dielli rrotullohej rreth Tokës. Në shekullin XIX-të, shkencëtarët mendonin se forma e kafkës së një personi, mund të zbulonte personalitetin e një njeriu apo sëmundjet mendore. Ndërsa në shekullin XX-të, shumë shkencëtarë e kundërshtuan me forcëidenë se kontinentet lëvizin dalëngadalë. 

Që nga ajo kohë, të gjitha këto pikëpamje janë përmbysur plotësisht. Atëherë, a mund t’u besojmë të vërtetave shkencore aktuale? A është e mundur të identifikohen ide dhe pretendime shkencore që do t’i rezistojnë përgjithmonë kohës, dhe që nuk janë të prekshme ndaj revolucioneve të ardhshme shkencore? 

Disa do të thoshin, sigurisht që jo. Por libri im i ri “Identifikimi i shkencës për të ardhmen”, kombinon kërkimethistorike, filozofike dhe sociologjike, për të argumentuar se shpesh kjo gjë është e mundur. Ekziston një qasje filozofike e quajtur ndonjëherë përulësi intelektuale , që përfshin dyshimin nëse ka të vërteta përfundimtare, duke analizuar provat nga revolucionet shkencore dhe ndryshimet e paradigmës (ndryshimet në sistemet e besimit dhe njohurive) në histori.

Në fillim ky pretendim duket shumë i arsyeshëm, ndoshta edhe racional. Dikush mund të shtojë se përulësia është një virtyt. E kush do të guxonte të pohonte, se disa pretendime shkencore që pranohen sot, do të pranohet ende si të tilla nga komunitetet shkencore pas 5000 vjetësh?

Më skeptikët ndaj pretendimeve shkencore, përdorin shpesh një argument të thjeshtë:shkencëtarët ishin të sigurt edhe në të kaluarën, dhe në fund gabuan. Fizikanti AlbertMiklson (i famshëm për eksperimentin Mikelson–Morli ) shkroi në vitin 1903:”Ligjet dhe faktet më të rëndësishme themelore të shkencës së fizikës, janë zbuluar që të gjitha. Ato janë vërtetuar aq mirë, saqë është shumë e largët mundësia që ato të zëvendësohen ndonjëherë si pasojë e zbulimeve të reja”.

Kjo deklaratë u bë vetëm pak vite para se fizika të transformohej rrënjësisht, si pasojë e zhvillimit të Teorisë sëRelativitetit të Përgjithshëm dhe Mekanikës Kuantike. Ka edhe shumë citate të ngjashme, që me sa duket dëshmojnë besimin e tepërt edhe të shkencëtarëve më të mirë.

Naomi Oreskes, historiane dhe mbrojtëse e shkencës, shkroi në librin e saj të vitit 2019 “Pse t’i besojmë shkencës?” se historia e shkencës tregon se të vërtetat shkencore “janë të rrëzueshme” dhe “kontributet e shkencës nuk mund të shihen si të përhershme”.

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128