E kërkoi për vite të tëra, zbulohet babai i Marilyn Monroe 60 vite pas vdekjes së saj

Vdekja tragjike e ikonës së Hollivudit, Marilyn Monroe, shkaktoi thashetheme për dekada, pëfshirë këtu dhe babain e saj biologjik të cilin aktorja e kishte kërkuar ta zbulonte për vite me radhë.
Por 60 vite më vonë, gazetari francez dhe producent dokumentarësh, Franccois Pomes, pas tre vite kërkimesh, udhëtimesh, takimesh me koleksionistë dhe laboratorët e gjurmimit të AND-së arriti të zbulonte se kush ishte babai biologjik i Marlyn Monores.
Sipas një intervistë të dhënë për median helene prothema.gr, producenti kishte dy burime që përdori për të parë se kush ishte babai i aktores.
‘’ Kisha dy burime nga të cilat mora flokët e Marilyn-it: njëri ishte Robert Champions, parukieri e saj. Ishte ai që e shoqëroi më 19 maj 1962 në Madison Square Garden, ku Presidenti Kennedy festoi ditëlindjen e tij të 45-të pa bashkëshorten e tij Jackie, por me Marilyn. Natën kur Marilyn këndoi këngën e famshme “Gëzuar ditëlindjen z. President”, pak para shfaqjes Champions i kishte prerë flokët aktores në sallonin e tij. Këto flokë i dispononte koleksionisti John Reznikov cili më shiti tetë fije flokësh të Marilyn-it, pesë prej të cilave i përkisnin parukierit Champions ndërsa rre fije të tjera vinin nga personi që balsamosi trupin e saj ditën e vdekjes. Kështu punova me dy laboratore njëra në Teksas pranë Hjustonit dhe tjetra në Tuluzë, në Francën jugore. Njërës i dhashë pesë fijet e flokëve të parukierit dhe tjetrës tre fijet e marra nga balsamosja e saj. Askush nuk e dinte se kujt i takonin flokët që po ekzaminonin. Ata punuan shumë në Teksas, por nuk gjetën asgjë. Kjo sepse duhej rrënja e flokëve, jo vetëm pjesa e prerë. Në vend të kësaj, në flokët e që u morën në kohën kur ajo po balsamosej që kisha dërguar në Francë, kishte një ADN prej 5% tek të cilat ata gjetën një gjenomi të Marilyn. Përqindja nuk ishte e keqe. Më pas morëm listën e të dashuruarve të nënës së saj Gladys dhe filluam me të parin, Stanley Gifford.
Vetë Marilyn besonte se Gifford ishte babai i saj, edhe pse ai e mohoi duke thënë " nuk do ta lija kurrë fëmijën tim".
Kërkova për familjen e tij në Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara, anëtarët e së cilës ranë dakord të jepnin një mostër të ADN-së së tyre. Krahasimi i parë i të dyve nuk përputhej. Kjo mund të ndodhë kur ADN-ja e vjetër është në një përqindje të vogël. Por Ludovic Orlando, PhD në Paleogenetics dhe një studiues kryesor i ADN-së antike, arriti një përputhje 100% midis ADN-së së Marilyn dhe asaj të Francine, e cila ishte mbesa e drejtpërdrejtë e Gifford. Pas tre testeve ai zbuloi një thellësi të tre brezave. Pra, Francine është mbesa e Marilyn-it. I thashë Orlandos se sapo kishte zgjidhur misterin e babait të Marilyn Monroe. Ishim me fat sepse po të mjaftoheshim me rezultatet e para nuk do të kishte vazhdimësi por kisha intuitën se ky hulumtim do të funksiononte. Unë gjithashtu nuk doja që kaq shumë kohë dhe para që kompania ime Label News shpenzoi të shpërdorohej. Unë insistova në një sipërmarrje të dyshimtë, por shumë herë duhet të rrezikojmë. Në fund, u ndjeva si një detektiv që zgjidh një mister. Sigurisht, fitorja ishte Marilyn, e cila me të drejtë e ndjeu se Stanley Gifford ishte babai i saj. Gjashtëdhjetë vite pas vdekjes së saj dyshimet e saj u vërtetuan", është shprehur producenti.
Të gjitha këto fakte producenti i ka paraqitur në dokumentarin apokaliptik "Marilyn, la dernière vérité" (E vërteta e fundit e Marilyn) më 11 maj në rrjetin televiziv francez MyCanal.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
