Historia e mistershme/ U rrëmbye në parkun e lojrave, gjendet pas 70 vitesh nga mbesa e tij

23 Shtator 2024, 10:08 / MISTERE&KURIOZITETE ALFA PRESS

Historia e mistershme/ U rrëmbye në parkun e lojrave, gjendet pas 70

Një burrë, i cili ishte grabitur në vitin 1951, kur ishte vetëm 6 vjeç, u gjet shëndoshë e mirë më shumë se 7 dekada më vonë, falë një testi trashëgime online dhe fotografive e lajmeve të vjetra të botuara nëpër gazeta.

Luis Armando Albino, portorikan që jetonte në Kaliforni kur ishte fëmijë, u zbulua nga mbesa e tij Alida Alequin, në anën tjetër të Shteteve të Bashkuara, ku kishte kaluar gjithë jetën. Albino ishte bërë prind dhe gjysh, kishte punuar si zjarrfikës dhe kishte qenë edhe pjesë e Marinës Amerikane e madje kishte luftuar në Vietnam.

Më 21 shkurt 1951, teksa po luante më vëllain e tij të vogël në një park në Oakland, Albino u josh nga një grua për të bërë një shëtitje me të, pasi i kishte premtuar se do t’i blinte një karamele. Por ajo e rrëmbeu vogëlushin dhe e dërgoi në bregun lindur të Shteteve të Bashkuara, ku përfundoi duke jetuar me një familje tjetër, që e rriti si të ishte fëmija i vet.

Për më shumë se 70 vjet, Albino mbeti person i shpallur i zhdukur dhe të gjithë familjarët e tij nuk reshtën kurrë së kërkuari. E ëma vdiq në vitin 2005, por kërkimet i vijuan familjarët e tjerë.

Në vitin 2020, mbesa e tij, Alequin, bëri një test ADN-je online dhe zbuloi se kishte një përputhje 22% me një burrë që rezultoi të ishte daja i saj. Por u deshën edhe 4 vite të tjera hetime nga FBI, që më në fund palët të takoheshin dhe identiteti i Albino-s të konfirmohej.

 

Po ndodh...