Këto janë misteret që po habisin edhe shkencëtarët

Vit pas viti ne mësojme gjëra të reja dhe fakte për botën që na rrethon. Disa nga të ashtuquajturat mrekulli të natyrës apo dorës së njeriut mbajnë në vetvetë mistere dhe faktë të çuditshme të cilat surprizojnë edhe vetë shkencëtarët. Mesa duket para mrekullive dhe fakteve të tilla, ata ndihen të pafuqishëm për të dhënë një shpjegim shkencor apo teorik të tyre. Ndërkohë, këto janë misteret më të çuditshme që akoma nuk janë shpjeguar me fakte konkrete.
Egjipt, Piramida e Keopsit në Gizë
Varreza e madhe është e vetmja çudi e botës antike që ekziston edhe sot e kësaj dite. Ekspertët kanë vlerësuar së Piramida e Keopsit është ndërtuar 2.540 vjet para Krishtit, ndërsa piramida konsiderohet si ndërtesa më e lartë e ndërtuar nga dora e njeriut pa teknologjinë moderne. Piramidat në Gizë ( edhe dy të tjerat, e jo vetëm e Keopsit) edhe sot e kësaj dite konsiderohen mistere, sepse askush nuk ka mundur të sqarojë se si njerzit kanë mundur të rendisin blloqet me gurë aq të mëdh, që edhe në ditët e sotme u bëjnë ballë kohërave.
Petra, Jordani
Shumica e quajnë Qyteti i humbur?, që në vetvete mban mijëra shtëpi, varre, pallate, saraje dhe vende të shenjta, por edhe një teatër me një kapacitet për të mbajtur tre mijë spektatorë. Fakt është që Petra është një qytet magjik, i ndërtuar në shkëmb e cila duket si një destinacion përrallor .Por edhe themelimi e formimi i tij është një nga misteret që askush nuk ka mundur të shpjegojë. Besohet se qyteti është ndërtuar në shekullin e parë para epokës së Krishtit.
Stonehenge, Angli
Stonehenge është mbuluar me shumë mite e legjenda e cila besohet se është ndërtuar në periudhën ndërmjet shekullit të 4 dhe të 3 para epokës së Krishtit. Në të vërtetë askush nuk e di se në çfarë mënyre është ndërtuar dhe ajo që paraqet në të vërtetë. Edhe pse për ate ekzistojnë shumëteori Stonehenge mbahet akoma në listën e mistereve të pazgjidhura ende.
Atlantida qyteti i zhdukur
Sipas legjendës, besohet se Atlantida e përmendur për here të parë nga Platoni para 400 vitesh ka ekzistuar deri sa nuk e ka shkatërruar një katastrofë natyrore, ngjashëm me ndonjë tërmet ose përmbytje. Besohet se që atëhere është shëndërruar në ?mbretëri nënujore? që e mbrojnë sirenat, ndërsa në pyetjen se ku ndodhet ky qytet, kurrë nuk është marrë një përgjigje, edhe pse një kohë edhe Adriatiku është konsideruar si vend i Atlantidës.
Vit pas viti ne mësojme gjëra të reja dhe fakte për botën që na rrethon. Disa nga të ashtuquajturat mrekulli të natyrës apo dorës së njeriut mbajnë në vetvetë mistere dhe faktë të çuditshme të cilat surprizojnë edhe vetë shkencëtarët. Mesa duket para mrekullive dhe fakteve të tilla, ata ndihen të pafuqishëm për të dhënë një shpjegim shkencor apo teorik të tyre. Ndërkohë, këto janë misteret më të çuditshme që akoma nuk janë shpjeguar me fakte konkrete.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




