Operim në distancë, mjekët kinezë kryejnë me sukses ndërhyrjen në veshkë tek një pacient në Afrikë
Mjekët kinezë hoqën me sukses një kist në veshkë nga një pacient afrikan në Benin, Afrikën Perëndimore, duke kontrolluar nga distanca një robot kirurgjikal në anijen spitalore Peace Ark të hënën.
Kjo është hera e parë që një robot kirurgjikal arrin të kryejë një operacion të tillë në distancë gjatë një misioni jashtë shtetit.
Fillimisht mjekët përfunduan hapat përgatitorë, duke përfshirë anestezinë, dezinfektimin dhe instalimin e instrumenteve robotikë.
Kirurgu kryesor Chen Ming nisi procedurat nga tastiera, duke hedhur bazat për pjesën thelbësore të operacionit, i cili u krye nga një kirurg tjetër.
Pasi sistemi robotik në anije u lidh me një spital në Kinë, Ren Shancheng, kirurg kryesor nga Spitali i Dytë i Asociuar i Universitetit Mjekësor Detar, vëzhgoi situatën e pacientit në kohë reale nëpërmjet një ekrani 3D.
Ai e hoqi me sukses kistin duke kontrolluar krahët robotikë për më shumë se një ore.
Ren raportoi se videoja në kohë reale ishte e qartë dhe e qëndrueshme dhe krahu robotik u përgjigj shpejt dhe saktë. Ai vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin e pandërprerë midis ekipit në vend dhe ekipit në distancë.
Mesia Trump, ose ëndrra në diell e të korruptuarve
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128