Përfundon me sukses misioni “Artemis II”, kapsula Orion ulet në Paqësor pas udhëtimit rreth Hënës

Ka përfunduar me sukses misioni i shumëpritur Artemis II, teksa kapsula hapësinore Orion u ul në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë, duke mbyllur kështu udhëtimin historik të astronautëve drejt Hënës dhe rreth saj.
Ekuipazhi i përbërë nga Reid Wiseman, Victor Glover, Christina Koch dhe astronauti kanadez Jeremy Hansen realizoi me sukses një nga hapat më të rëndësishëm drejt rikthimit të njeriut në Hënë, një objektiv që synohet të arrihet rreth vitit 2030.
Momenti më kritik i misionit ishte rikthimi në atmosferën e Tokës, kur kapsula Orion hyri mbi Oqeanin Paqësor, rreth 3.200 kilometra larg brigjeve të SHBA-së. Për rreth gjashtë minuta nuk pati asnjë komunikim me ekuipazhin, për shkak të temperaturave ekstreme që kalonin, 2.000 gradë Celsius gjatë hyrjes në atmosferë.
Megjithatë, gjithçka shkoi sipas planit. Parashutat u hapën në kohën e duhur, duke mundësuar një ulje të butë në det në orën 02:07 të mëngjesit, pa asnjë problem.
Sipas NASA-s, astronautët nuk kanë qenë në asnjë moment në rrezik, falë mburojës termike të avancuar të kapsulës. Në zonën e uljes ishin dislokuar dhjetëra mjete detare dhe ajrore të forcave të armatosura dhe Rojeve Bregdetare të SHBA-së, për të garantuar sigurinë e operacionit.
Pas uljes, u raportuan disa probleme të vogla në komunikimin mes kapsulës dhe qendrës së kontrollit, por ato nuk u konsideruan shqetësuese.
Misioni Artemis II konsiderohet një hap kyç për programin hapësinor amerikan, duke hapur rrugën për kthimin e njeriut në Hënë pas më shumë se pesë dekadash.
Welcome home Reid, Victor, Christina, and Jeremy! ????
The Artemis II astronauts have splashed down at 8:07pm ET (0007 UTC April 11), bringing their historic 10-day mission around the Moon to an end. pic.twitter.com/1yjAgHEOYl
— NASA (@NASA) April 11, 2026
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128