Shkencëtarët ngrenë alarmin: Akullnajat nuk do i mbijetojnë shekullit 21

25 Mars 2025, 07:34 / MISTERE&KURIOZITETE ALFA PRESS
Shkencëtarët ngrenë alarmin: Akullnajat nuk do i mbijetojnë

Akullnajat e Tokës aktualisht ruajnë rreth 70% të ujërave të ëmbël të botës. Megjithatë shkencëtarët të premten që kaloi dolën me një “konkluzion” alarmant.

Ata paralajmërojnë se akullnajat në shumë pjesë të globit nuk do të mund t’i mbijetojnë shekullit të 21-të. Një raport nga Organizata Botërore Meteorologjike bëri të ditur se në 5-6 vitet e fundit është parë shkrirja më e shpejtë e akullnajave përgjatë historisë.

Ndërsa kjo shkrirje lëshon sasi të mëdha uji, ekspertët paralajmërojnë se 10 milionë njerëz në mbarë botën janë tani në rrezik nga përmbytjet shkatërruese akullnajore.

Që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1975, akullnajat kanë humbur më shumë se 9,000 miliardë tonë masë – ekuivalente me një shtresë akulli aq të madhe sa Gjermania dhe (25 km) e trashë. Ndërsa kjo humbje ka qenë e moderuar në zona të tilla si Arktiku Kanadez ose Grenlanda, disa zona janë goditur dukshëm më rëndë.

Në Alpet dhe në Pirenejtë e Evropës akullnajat humbën 40% të masës së tyre vetëm midis viteve 2000 dhe 2023. Natyrisht, akullnajat tkurren gjatë muajve të ngrohtë të verës dhe rriten më shumë me borën e ngjeshur që bie gjatë dimrit.

Ky proces i ka mbajtur akullnajat aktuale të Tokës të qëndrueshme gjatë gjithë stinëve për dhjetëra apo qindra mijëra vjet. Megjithatë me fenomenin e ngrohjes globale është vënë re një shkrije e dukshme e akullnajave në sasi shumë herë më larta se sa dikur.

Sipas hulumtimit të Organizatës Botërore Meteorologjike, periudha midis 2022 dhe 2024 ishte humbja më e madhe 3-vjeçare e masës së akullnajave e regjistruar ndonjëherë. Ndërkaq një studim i kohëve të fundit zbuloi se akullnajat tani po shkrihen aq shpejt sa ato lëshojnë mesatarisht 273 miliardë tonë ujë çdo vit, ose 6,542 miliardë ton midis viteve 2000 dhe 2023.

Nëse kjo vazhdon, Organizata Botërore Meteorologjike tani beson se “akulli i përjetshëm” në thelbin e shumë akullnajave nuk do të zgjasë përtej vitit 2100. Studimet e modelimit vlerësojnë se një përmbytje akullnajore sot mund të kërcënojë jetën e 35,000 njerëzve.

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128