Shkencëtarët shpjegojnë origjinën e ‘piramidës’ së zbuluar në Antarktidë (fotot)

5 Shkurt 2024, 22:14 / MISTERE&KURIOZITETE ALFA PRESS

Shkencëtarët shpjegojnë origjinën e

Gjeologët e Universitetit të Kalifornisë në SHBA kanë mohuar ekzistencën e piramidave në malet e Antarktidës duke thënë vetëm se janë ‘male në formë piramidash’.

Por raportime të shumta në media për struktura piramidale të gjetura në masivin malor Ellsworth janë të dukshme nga imazhet satelitore dhe shkencëtarët duhet t’i refuzojnë vazhdimisht, shkruanë mediat.

Sipas studiuesve, mali në fjalë është zbuluar në 1935 dhe forma e tij e pazakontë piramidale është krijuar nga erozioni: gjatë shkrirjes së akullnajave uji mbush krisjet, ngrin aty dhe zgjeron të çarat. Studiuesit thonë se me përsëritjen e këtij procesi gjatë dekadave shkëmbi merr gradualisht formën e një piramide.

Por imazhe të fundit satelitore të një stukture në formë piramide në Antarktidë kanë eksituar shumë teoristë që kërkojnë përgjigje për fshehje të dhënash apo të civilizimeve të panjohura në kontinentin e akullt.

Struktura në fjalë ka përmasa të ngjashme me piramidën e Gizës në Egjipt dhe pyetjet që ngrihen është nëse ajo është natyrale apo diçka më e mistershme se kaq.

Sipas rrjetit Daily Mail, një nga teoristët komentonte: “Si mund t’i kenë zhvendosur piramidat nga Egjipti në Antarktidë?”, ndërsa një tjetër shkonte më tej: “Kjo strukturë i përket civilizimit njerëzor para përmbytjeve të mëdha. 10,000 vjet më parë Antarktika ishte e ngrohtë.”

Të tjerë komentues fajësonin alienët ose “Iluminati-n” për fshehje të historisë dhe sugjeronin se bota të tjera ekzitonin para se Antarktika të bëhej e akullt.

Por gjeologu Dr. Mitch D’Arcy insistonte se piramida është në fakt një mal. “Strukturat në formë piramide në malet Ellsworth janë shkëmbinj që duken mbi shtresat e akullit. Ato janë prej guri dhe është vetëm një koinçidencë që kanë këtë formë”.

“Nuk është një formë e komplikuar dhe as një koinçidencë e veçantë, në fakt ato quhen  ‘nunatak’, një majë shkëmbore që ngrihet mbi akull, dhe kjo nuk do të thotë se është ndërtuar nga dora e njeriut”.

Gjithsesi studiuesit e pavarur nuk binden nga deklaratat se malet Ellsworth janë natyrale edhe pse studiuesit thonë se ato janë më të lartat në Antarktikë, që shtrihen në 350km gjatë si e 48 km gjerësi në brezin perëndimor të akullit Ronne e Marie Byrd Land.

Ato raportohet se gjenden në fakt në territorin e pretenduar nga Kili dhe janë zbuluar në 1935 nga Lincoln Ellsworth.

Një traktat ndërkombëtar i viteve 1960 i nënshkruar nga vendet më të zhvilluara botërore ndalon eksplorimin e Antarktidës përveç pikave të caktuara turistike pranë fundit të Amerikës së Jugut.

Shkencëtarët shpjegojnë origjinën e

Sipas studiuesve, mali në fjalë është zbuluar në 1935 dhe forma e tij e pazakontë piramidale është krijuar nga erozioni

Shkencëtarët shpjegojnë origjinën e

Por shumë teoristë që kërkojnë përgjigje për fshehje të dhënash apo të civilizimeve të panjohura në kontinentin e akullt.

Shkencëtarët shpjegojnë origjinën e

Një nga teoristët komentonte: "Si mund t’i kenë zhvendosur piramidat nga Egjipti në Antarktidë?”, ndërsa një tjetër shkonte më tej: "Kjo strukturë i përket civilizimit njerëzor para përmbytjeve të mëdha. 10,000 vjet më parë Antarktika ishte e ngrohtë."

 

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128